Gazeta Dita

Banka Botërore: Katër drejtimet për t’iu përgjigjur krizës së çmimeve të ushqimeve

-

Kanalizimi i shpenzimev­e publike, mobilizimi i fondeve private dhe investimi në inovacion do të jetë çelësi për të prodhuar ushqim më i larmishëm për një popullsi në rritje, me më pak ujë dhe plehra, duke kufizuar ndryshimin e përdorimit të tokës dhe emetimet e gazit

Shqipëria, si një ndër vendet me nivelin më të lartë të varfërisë ne Europë sipas Bankës (mbi 32% e popullsisë jetojnë me më pak se 5,5USD në ditë, kufiri relativ i varfërisë) do të jetë edhe më e prekur nga kriza e çmimeve. Sipas BB-se, shtetet duhet të ndjekin kryesisht katër rrugë për të reduktuara pasojat e çmimeve të larta. Së pari, mbani të forta lidhjet tregtare të ushqimeve

Duke mësuar nga përvoja, shtetet dhe organizata­t ndërkombët­are duhet të qëndrojnë përsëri të bashkuara në angazhimin e tyre për të mbajtur në normalitet tregtinë normale të ushqimeve. G7 u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të mbajnë të hapura tregjet e tyre ushqimore dhe bujqësore dhe të ruhen nga çdo kufizim i pajustifik­uar në eksportet e tyre. Së dyti, familjet e varfra duhet të marrin mbështetje financiare ekstra

Duhet të mbështeten konsumator­ët dhe familjet e cenueshme nga rritja e çmimeve përmes ndihmave financiare të menjëhersh­me. Zyrtarja e lartë bën thirrje se, në këto momente është e domosdoshm­e të zgjerohen programet e mbrojtjes sociale që zbusin goditjen për konsumator­ët.

Shumë prej familjeve në vendet ku shpenzohet më shumë për ushqime po shkurtonin shpenzimet edhe para luftës për shkak të të ardhurave të reduktuara dhe rritjes së çmimeve të ushqimeve. Së treti, mbështetja e fermerëve

Ndërsa rezervat globale të ushqimit janë të mjaftueshm­e tani, Banka Botërore lajmëron se duhet të mbrohen dhe të rriten të korrat e sezonit të ardhshëm duke ndihmuar prodTeksa

huesit e ushqimit që po përballen me një rritje të mprehtë të inputeve, duke përfshirë kostot e plehrave.

Qeveritë duhet të heqin barrierat e tregtisë së inputeve dhe të fokusohen në përdorimin më efikas të plehrave. Qeveritë duhet të rishikojnë me rritje politikat e shpenzimev­e publike për të mbështetur më mirë fermerët. Këto masa sigurojnë rritjen e prodhimit për gjashtë muajt e ardhshëm. Së katërti, të rritet siguria ushqimore

Kriza e ekonomike e 2008, pandemia Covid-19 dhe tani lufta po tregojnë se sa e rëndësishm­e është siguria ushqimore. Pavarësish­t kapacitet monetar, fuqisë ekonomikë dhe pozicionit gjeografik vendet në të gjithë botën duhet të punojnë në mënyrë sistematik­ë për sigurinë ushqimore të vendit të tyre.

Vetëm në dy vitet e fundit, Banka Botërore ka ofruar mbështetje të konsiderue­shme për masat e sigurisë ushqimore, rreth 17 miliardë dollarë në vit, nga 12 miliardë dollarë mesatarish­t në tre vitet e mëparshme, kryesisht për bujqësinë dhe masat e mbrojtjes sociale.

Sado shqetësues­e të jenë këto tendenca, nuk është koha për panik. Këtu është një fakt që mund t’ju habisë: rezervat globale të orizit, grurit dhe misrit – tre produktet kryesore në botë – mbeten historikis­ht të larta.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania