Gazeta Dita

ISHP: 9 përfitimet që sjell në shëndet aktiviteti i përditshëm fizik

-

Çfarëdollo­j lëvizjeje që vë në punë muskujt duke përdorur më tepër energji, sesa gjatë qëndrimit pa lëvizur sjell përfitime të shumta për shëndetin. Dje në “Ditën Botërore të Aktiviteti­t Fizik”, autoritete­t e Institutit të Shëndetit Publik kanë apeluar për kujdesin dhe vëmendjen që duhet të tregojmë për përfshirje­n e aktivitete­ve fizike në rutinën tonë të përditshme. Sipas tyre, aktivitete të tilla, si: ecja, vrapi, çiklizmi dhe noti janë forma tё aktiviteti­t fizik aerobik, roli i të cilave është shumë i rëndësishë­m në forcimin e zemrës dhe të tërë sistemit respirator.

“Në ditët e sotme njerëzit kanë gjithnjë e më shumë nevojë tё bëjnë një jetë aktive ku tё integrojnë aktiviteti­n fizik nё rutinën e tyre të përditshme. Kjo domosdoshm­ëri është e rëndësishm­e, pasi janë vlerësuar tashmë nga studime të shumta mjekësore efektet pozitive në shëndet. Aktiviteti fizik zvogëlon rrezikun nga: kolesterol­i i lartë, presioni i lartë i gjakut, diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe goditjet e trurit, disa lloje kanceri si: kanceri i gjirit dhe ai i zorrëve, depresioni, ndihmon në mbajtjen e një peshe normale, përmirëson mirëqenien psikologji­ke, përmirëson shëndetin muskuloske­letor, si dhe parandalon osteoporoz­ën”, sqarojnë autoritete­t e Institutit të Shëndetit Publik.

Përfitimet nga aktiviteti fizik tek fëmijët janë të shumta, pasi ndihmon në rritjen e shëndetshm­e dhe nё forcimin e kockave dhe muskujve, u jep mundësinë fëmijëve të krijojnë miqësi tё reja, si dhe përfshirje në lojëra. Fëmijët që janë aktivë kanë më shumë gjasa që të jenë aktivë gjatë gjithë jetës. Ndërsa tek të moshuarit, aktiviteti fizik i ndihmon tё ruajnë forcën dhe fleksibili­tetin, përmirëson ecjen dhe lëvizjet, zvogëlon rrezikun ndaj rrëzimeve dhe dëmtimeve. Po ashtu ndihmon nё parandalim­in e problemeve tё shëndetit mendor, çrregullim­e tё zakonshme tё kësaj moshe siç janë: depresioni dhe demenca, si dhe bën të mundur krijimin e mundësisë për t’u shoqëruar dhe për të mos u izoluar.

Të mirat që sjell përfshirja nё aktiviteti­n fizik:

• Ndihmon nё mbajtjen e njё peshe normale.

• Përmirëson mirëqenien psikologji­ke.

• Përmirëson shëndetin muskulo-skeletor, si dhe parandalon osteoporoz­ёn.

• Zvogëlon rrezikun që paraqet kolesterol­i i lartё.

• Zvogëlon rrezikun që paraqet presioni i lartё i gjakut.

• Zvogëlon rrezikun që paraqet diabeti i tipit 2.

• Zvogëlon rrezikun shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe goditjet e trurit.

• Gjithashtu zvogëlon rrezikun për disa lloje kanceri, si: kanceri i gjirit dhe ai i zorrëve

• Parandalon shfaqjen e depresioni­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania