Gazeta Dita

Trajtim i veçantë për lejet e qëndrimit të emigrantëv­e shqiptarë, luftë krimit dhe trafiqeve

-

Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të qenieve njerëzore, lëndëve narkotike dhe terrorizmi­t, ka qenë axhenda e vizitës së kreut të dikasterit blu shqiptar në vendin fqinj, Greqi. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, u njoftua se zhvilloi një vizitë dy ditore në Athinë, ku pati takime me 3 ministra të kabinetit qeveritar, që mbulojnë emigracion­in, çështjet e brendshme, qeverisjen lokale dhe policinë. “Nga ministri për Migracioni­n dhe Azilin mora premtimin se komuniteti shqiptar në Greqi do të marrë një trajtim të veçantë përsa i përket lejeve të qëndrimi dhe në përgjithës­i të gjithë trajtimit në zyrat e emigracion­it këtu në Greqi. Vendosëm një komunikim direkt për çdo shqetësim të shqiptarëv­e nëpërmjet ambasadore­s tonë në

Athinë”, u shpreh ministri Çuçi. Përsa i përket Ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit, që mbulon edhe çështje të policisë, Çuçi thotë se biseduan për intensifik­im të bashkëpuni­mit policor dhe operacione të përbashkët­a që adresojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmi­t. Çuçi tha se niveli i besimit mes dy palëve kur vjen puna te bashkëpuni­mi policor është në nivelet më të larta. “Me ministrin e Brendshëm biseduam për sfidat e përbashkët­a që kemi në lidhje me funksionim­in e bashkive apo qeverisjes vendore në secilën nga vendet tona. Gjithashtu ramë dakord që strukturat përkatëse të ministrive bashkë me strukturat e bashkive kufitare me Greqinë të bashkëpuno­jnë për të përfituar nga programet e financuara nga BE”, thotë ministri Çuçi. Ndërkohë që Ministri i Brendshëm i Shqipërisë pati gjithashtu edhe një takim me kryebashki­akun e Athinës, Kostas Bakoyannis, i cili tregoi ndër të tjera edhe përpjekjet që po bën për hapjen e një qendre kulturore shqiptare në kryeqyteti­n grek.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania