Gazeta Dita

Dëshmia e Izet Haxhisë: Berisha më tha “t’i jepja një mësim të mirë lavires”

-

Fjalët e tij haluçinant­e se unë po punoja për ta groposur atë më vranë shumë dhe thyen përfundimi­sht lidhjet e mia me të..Këtu hyn dhe rasti i moszbatimi­t të porosisë së tij për të bombarduar Ambasadën amerikane, - thote ne nje interviste te botuar vite me pare ne DITA, Izet Haxhia.

– Izet, këtu ndalemi pak. E ke përmendur edhe herë tjetër: Si i shkoi mendja Berishës të sulmonte ambasadën amerikane?

– Po. Ka qenë muaj maj më duket, ishte koha kur Pjetër Arbnori ishte i ftuar për një vizitë në SHBA nga Kongresi Amerikan. Ishte krijuar opinioni në të gjithë se SHBA i kishte hequr vizën e kuqe Berishës dhe po përkrahte të majtët për të ardhur në pushtet. Ishte një rast i mirë për të treguar se të majtët antiamerik­anë u zhgënjyen nga kjo vizitë e Arbnorit që i jepte kredibilit­et PD-së së shkatërrua­r. Duke u nisur nga kjo, më thërret Berisha në zyrë e më thotë që “ajo lavirja (e kishte fjalën për Mariza Linon, ambasadore­n amerikane në atë kohë në Tiranë) duhet t’i japim një mësim të mirë për të gjitha ato që ka bërë kundër nesh, sepse ajo po punon kundër Shqipërisë, ngaqë është e lidhur me lobet greke antishqipt­are në Amerikë. Ti mund ta godasësh atë”, më tha.

Të mendohem, i thashë e të bëj planin për këtë. Në atë kohë, vërtet edhe unë isha i mendimit se Lino po punonte në mënyrë të tillë. Por kur bëhej fjalë për një vend si Amerika, thashë të pyesja dikë që njifte mirë politikën e jashtme dhe Amerikën. I them Mero Bazes se po të godisja ambasadën amerikane, kuptohet sipas planit tim, pa më thënë njeri, çfarë mund të ndodhte.

Më tha: “Në mënyrë absolute mos ndërmerr një veprim të tillë, sepse Shqipëria humbet pavarësinë e saj dhe fiton armiqësinë e Amerikës”. Megjithëse kisha bërë planin për ta goditur nga disa pika ambasadën amerikane, pas kësaj që më tha Mero Baze, hoqa dorë nga plani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania