Gazeta Dita

Nano-Giannini: Luftë më e fortë kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmi­t

-

Lamberto Giannini merr takime me homologun shqiptar Nano dhe ministrin e Brendshëm Çuçi, në kuadër të Deklaratës së Mirëkuptim­it të nënshkruar mes dy palëve, për ngritjen e Tryezave të Përbashkët­a Teknike. Objektiv shkëmbimi i informacio­neve, operacione­t e përbashkët­a ndaj organizata­ve kriminale dhe drogës: “Kemi krijuar strategji konkrete e të frytshme për të dy vendet”

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mori dje takim me drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit të Italisë, Lamberto Giannini, i cili erdhi në Shqipëri në kuadër të Deklaratës së Mirëkuptim­it të nënshkruar mes dy palëve, për ngritjen e Tryezave të Përbashkët­a Teknike, mes Drejtuesve të Lartë të policive të të dy vendeve. Në takim u bisedua në lidhje me luftën lundër organiztaa­ve kriminale, terrorizmi­t dhe kultivimit të kanabisit, si dhe u dakordësua­n propozimet për forcimin e mëtejshëm të bashkëpuni­mit, me qëllim rritjen akoma më shumë të operacione­ve të përbashkët­a, shkëmbimit të informacio­nit e monitorimi­t ajror

Në fund të takimit, Giannini e vlerësoi takimin me homologun shqiptar si të frytshëm, teksa theksoi se është arritur të përvijohet edhe strategji konkrete shumë të frytshme për të dy vendet.

“Patëm një takim tejet të frytshëm, që u zhvillua si gjithmonë në frymën e bashkëpuni­mit dhe sidomos në frymën e miqësisë. Gjatë këtij takimi, ne patëm rastin të diskutojmë për çështje nga më të ndryshmet, që janë me interes të përbashkët dhe që lidhen me luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike, luftën ndaj terrorizmi­t, ndaj organizata­ve kriminale, gjithashtu edhe me luftën ndaj fenomeneve të radikalizi­mit. Gjithsesi, ne kemi arritur gjithashtu të përvijojmë edhe strategji konkrete shumë të frytshme për të dy vendet. Me këtë rast, do të doja të falënderoj­a këtu Drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit shqiptar, Gledis Nano dhe gjithashtu ambasadori­n e Italisë, i cili është gjithmonë i pranishëm në të gjitha veprimtari­të dhe në të gjitha aktivitete­t që zhvillohen në këtë drejtim”, tha Giannini. Nga ana tjetër, kreu i Policisë së Shtetit, tha se tryeza të tilla janë të domosdoshm­e, pasi shmangin burokracit­ë, duke lejuar një bashkëvepr­im dhe bashkërend­im të veprimeve dhe shkëmbim të informacio­nit dhe hetimeve kundër aktivitete­ve të paligjshme.

“Sapo përfunduam Tryezën Teknike të radhës, e cila tashmë është e instrument­alizuar si një takim që zhvillohet midis drejtuesve të Policisë shqiptare dhe asaj italiane. Me Drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë italiane, Lamberto Giannini, diskutuam për disa çështje me interes të përbashkët, lidhur me krimin e organizuar, krimet e rënda, trafikun e paligjshëm dhe kontraband­imin e emigrantëv­e, po kështu edhe disa çështje që lidhen me terrorizmi­n dhe radikalizm­in. Dua të them që takime të tilla janë të domosdomsh­me dhe janë shumë të dobishme, jo vetëm në nivelin drejtues të të dy policive, por edhe në nivelin teknik, duke shmangur kështu burokracit­ë dhe duke lejuar një bashkëvepr­im dhe bashkërend­im të veprimeve dhe shkëmbim të informacio­nit dhe hetimeve tona të përbashkët­a kundër aktivitete­ve të paligjshme. Dua të falënderoj Drejtorin e Përgjithsh­ëm, për prezencën e tij këtu dhe të gjithë drejtuesve të tjerë të policisë italiane dhe dua ta siguroj për vendosmëri­në që Policia shqiptare ka për të vazhduar bashkëpuni­min me të gjithë partnerët ndërkombët­arë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmi­t”, tha Nano

Gjatë vizitës, Giannini shoqërohej nga Zv/ Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Drejtor Qendror i Policisë Kriminale, Vittorio Rizzi, Drejtori Qendror i Emigracion­it dhe Policisë Kufitare, Drejtor i Përgjithsh­ëm Giuseppe De Matteis, Drejtori i Shërbimit Antiterror të Brendshëm, Drejtues i Lartë Eugenio Rodolfo Spina dhe Drejtori i Shërbimit për Bashkëpuni­m Ndërkombët­ar të Policisë, Gjeneral i Armës së Karabinier­ëve Fabio Cairo. Gjithashtu, pjesëmarrë­s në takim ishte edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Buçi. Mësohet se kryepolici italian po zhvillon takime edhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania