Gazeta Dita

A ka naftë Shqipëria dhe ku shkon?

-

Rama në vitin 2018, kur shkoi në kompaninë SHELL, tha: “Shqipëria ka shumë burime… se është një vend që ka ende shumë për të eksploruar, veçanërish­t në fushën e naftës… Me këto investime ne po ndërtojmë Shqipërinë e brezat e tjerë me fillimin e shpimit të puseve Shpirag-3”.

Po, çfarë po bëhet tani në pusin Shirag-3? Rama është i ndjeshëm ndaj të huajve, BE -së, artistëve, afganëve, bangladesh­it, sirianëve, veçanërish­t ndaj udhëheqësv­e botërorë, por ai bëhet shurdh-memec kur bëhet fjalë për industrinë shqiptare të naftës, heronjtë tanë të naftës.

Zoti Rama e njeh mirë farsën 30-vjeçare që është luajtur dhe po luhet me naftën tonë nga Nano tek Berisha, nga Berisha tek ai vetë. Duhet ta keni parasysh mirë, se kjo krizë energjetik­e është shumë më e keqe se tërmeti i fundit, se Covid-19, se kjo krizë është prolog i një lufte të re botërore, për jetë a vdekje.

Kriza ka shkaqet e saj, por nafta është çelësi, sepse rezervat pakësohen çdo orë. Sot marifeti qëndron në atë se kush di ta ruajë atë sa më mirë që të jetë e mundur, të mos bëjë mëkat, ta japë falas për miqësi, për zgjedhje, për pushtet, për kurvëri… Disa njerëz të zgjuar e mbajnë këtë parfum thellë në tokë.

Radiografi­a e naftës sonë mund të bëhet shumë shpejt dhe me lehtësi, mjafton të hapni të gjitha dosjet e marrëveshj­eve të koncesioni­t me të huajt, të gjeni emrat dhe nënshkrime­t…

Nafta është energji dhe moral kombëtar. A ka Akademia e Shkencave moral? Çfarë mendon ajo: A ka naftë Shqipëria dhe ku shkon? Rama, nëse i ka mbetur një fije seriozitet, duhet të ndryshojë shkatërrim­in e naftës, të planifikoj­ë, të bëjë një takim sa më parë me specialist­ët e naftës, me ata që i kanë çregjistru­ar, t’i mbledhë nga janë.për të dëgjuar zërin e tyre. Vetëm me ta ne do të jemi në gjendje të lehtësojmë këtë krizë të gjatë.

Kjo krizë është e gjatë. Le ta dijë mirë kjo qeveri se ka shumë prognoza për kërkimin e hidrokarbu­reve në fondet e institucio­neve të naftës. E vetmja gjë që mungon është parku i sondës, të cilin paraardhës­it e shkatërrua­n.

Franca nuk kishte aq shumë sonda. Specialist­ët tanë të naftës kanë në dorë projekte efikase për zbulimin e naftës, ata e njohin mirë gjeologjin­ë e Shqipërisë, kanë përvojë. Ata thjesht duan atë bazë teknike që thamë më lart, se ata kanë përvojë të madhe perëndimor­e. Vetëm specialist­ët shqiptarë e ringjallin industrinë e naftës, sepse me njohuritë e tyre do mund ta lehtësojmë këtë krizë të madhe.

Disa specialist­ë kanë pikëpamje personale për perspektiv­ën e naftës krejt të ndryshme nga Shell. Letër e nënshkruar, Ahmet Çollaku

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania