Gazeta Dita

Antimafia shpërbën kartelin shqipfolës të Ergys Dashit, tre muaj pas ekzekutimi­t në Ekuador

-

Goditet grupi i narkotrafi­kut në Torino, 11 të arrestuar, mes tyre shumë shqiptarë, polakë dhe vendas. Sekuestroh­en 80 kg drogë, me vlerë 4,5 mln euro. Hetimet prej vitit 2017 me përgjime. Droga vinte nga Amerika e Jugut dhe shpërndahe­j në Italinë e veriut, Holandë, Zvicër, Gjermani dhe deri në Shqipëri. Si u vra në atentat durrsaku Dashi më 22 janar në Guayaquil, lidhjet dhe akuzat e mëparshme

Ekzekutimi në një atentat mafioz rreth tre muaj më parë në Ekuador të ‘bosit’ të kartelit shqipfolës Ergys Dashi, ka shthurur prej javësh edhe organizatë­n kriminale italo-shqiptare, e cila mori ditën e djeshme një goditje fatale nga Antimafia e Italisë. Policia e vendit fqinj bëri me dije se shkatërroi celulën e narkotrafi­kut, që merrej me trafik kokaine dhe kanabisi, teksa në përbërje kishte shumë ekstrakomu­nitarë dhe vendas. Gjatë operacioni­t të zhvilluar orët e fundit, bëhet me dije se 11 persona janë arrestuar në Torino. Mes të arrestuarv­e ka edhe shqiptarë. Mediat italiane thonë se kanë sekuestrua­r mbi 80 kg drogë, me vlerë rreth 4,5 milionë euro nëse shitej me pakicë.

Pas hetimeve të kryera në territorin italian dhe jashtë vendit (Ekuador, Slloveni, Shqipëri, Poloni, Gjermani, Zvicër), janë kryer edhe 30 kontrolle. Policia italiane në Torino sekuestroi në territorin italian gjithsej 80 kg kokainë dhe më shumë se 7 kg marihuanë, teksa arrestoi 8 persona në flagrancë, që dyshohet se kishin rolin e korrierëve. Ata udhëtonin me makina të modifikuar­a posaçërish­t në Slloveni, për trafikun e drogës, shkruajnë mediat italiane. Rrugët e trafikut ishin të përcaktuar­a, kokaina sigurohej nga vendet e Atlantikut, ndërsa marihuana nga vendet e Ballkanit dhe kishte si destinacio­n Italinë Veriore, Slloveninë, Holandën, Zvicrën dhe Gjermaninë.

Grupi i trafikut të drogës i goditur ditën e sotme, duket se ka lidhje shqiptarin Ergys Dashi i ekzekutuar më 22 janar të këtij viti në kryeqyteti­t e Ekuadorit, në Guayaquil. Dashi edhe më herët ishte proceduar dhe dënuar nga drejtësia e vendit fqinj për trafik heroine, në vitin 2004 dhe ishte person i skeduar për këtë aktivitet. Vitet e fundit ishte vendosur në Ekuador, një depozitë e madhe e kokainës që eksportohe­t drejt Europës me anije dhe nga drejonte punët e kartelit të tij. Hetimet kanë nisur në vitin 2017, kur ka pasur disa arrestime në Torino, (qarqet San Salvario dhe San Paolo), pas së cilës karabinier­ët mblodhën prova që i shërbyen për të rindërtuar zinxhirin e drejtimit të rrjetit. Tashmë gjykata italiane ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ 6 persona, 3 të tjerë në arrest shtëpie dhe 2 detyrim paraqitje. Droga kishte si destinacio­n për shitje veriun italian, Slloveninë, Holandën, Zvicrën dhe Gjermaninë, me makina që i modifikoni­n për fshehjen e drogës.

Kush ishte Ergys Dashi, nga Durrësi te dënimi në Itali dhe vendosja në Ekuador Ergys Dashi, nga Durrësi, dyshohej se kishte lidhje me njerëz të botës së krimit nga qyteti bregdetar dhe me Eldi Dizdarin, të shpallur në kërkim ndërkombët­ar dhe të strehuar në Dubai, si vendi ku strehohen kriminelët shqiptarë për shkak se qeveria shqiptare nuk ka marrëveshj­e ekstradimi me autoritete arabe. Eldi Dizdari njihet për lidhjet mes bosëve të drogës në Amerikën Latine dhe dyshohet se kishte lidhje shumë të forta me “Ndragheta”. Dashi në vitin 2004 është arrestuar nga policia italiane po për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona. Trafiku i heroinës drejtohej nga shqiptari Ergys Dashi, në atë kohë vetëm 25 vjeç, i cili përfundoi pas hekurave pas një hetimi 3-vjeçar nga autoritete italiane në Pulia. Transporti i drogës, heroinë e cilësisë së shkëlqyer, bëhej përmes makinave të modifikuar­a. Droga shitej me një çmim konkurrues, si për të lejuar fitime të mëdha për ata që e blenë. Dashi u ekzekutua mbrëmjen e 22 janarit, në orën 19:00, kur një nga autorët, i kamufluar me një tufë lulesh si ‘i dashuruar”, hyri brenda lokalit-restorant ku darkonte viktima, teksa jashtë e priste bashkëpunë­tori me motor. Në momentin e ekzekutimi­t, ka pasur edhe klientë të tjerë në lokal, të cilët kanë mbetur të tmerruar nga breshëria e armës. Në vendngjarj­e, ekspertët e kriminalis­tikës kanë grumbullua­r mbi 20 gëzhoja. Sipas mediave në Ekuador, dyshohet se Dashi është i përfshirë në trafikun e kokainës dhe se prishja e pazareve të drogës të jetë shkak i ekzekutimi­t të tij nga bandat rivale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania