Gazeta Dita

Arrestimi i dy shqiptarëv­e për kokainë nga Amerika Latine, mediat belge zbulojnë të shkuarën kriminale

-

Mediat belge i kanë bërë jehonë arrestimit të dy shqiptarëv­e, që cilësohen si bosët e kokainës.

Sipas mediave, dy shqiptarë kanë qenë të dënuar më parë në Antuerp, për kontraband­ë kokaine dhe janë arrestuar në Shqipëri dhe Ekuador. Ata janë Mirlind Balla, që u dënua me 5 vjet burg, ndërsa tregtari i frutave Nezdet Vokshi, 55 vjeç, u dënua me shtatë vjet burg në dosjen ku u dënua edhe prezantues­i holandez i televizion­it, Frank Masmeijer. Sipas “Het Nieuwsblad”, ai u arrestua me kërkesë të Holandës. Nezdet Vokshi u arrestua në Peru në vitin 2012, me kërkesë të autoritete­ve të Antuerpen. Në pritje të procedurës së ekstradimi­t, bosi i drogës u vendos në arrest shtëpie në Peru. Pasi gjyqtari kishte vendosur që mund të ekstradohe­j në Belgjikë, Vokshi u konstatua se ishte arratisur.

Peruja nisi një hetim korrupsion­i ndaj disa oficerëve të policisë, që mund të kenë luajtur një rol të dyshimtë në mbikëqyrje­n e arrestit shtëpiak. Rezultati i atij hetimi është i panjohur. Vokshi ishte në Listën e Kuqe të Interpolit që nga 15 marsi, pasi shërbimet hetimore gjetën vendndodhj­en e tij. Sipas hetimeve ai ishte i arratisur që nga viti 2010 dhe fillimisht iku në Peru. 52-vjeçari u kap teksa drejtonte një kamion “Ford”, në rrugën që të çon në urbanizimi­n e Ciudad Celeste, një zonë pranë rezidencës së tij në Villa Club. Ai ndodhej në Ekuador me gruan dhe vajzën e tij që nga viti 2018, vit në të cilin ai kaloi nga Peruja në Ekuador, përmes kufirit tokësor. Policia pas arrestimit sekuestroi edhe 6 celularë. Nga kërkimet e bëra Vokshi ishte regjistrua­r si tregtar frutash në Ekuador. Prej kohësh mundi t’i shpëtojë autoritete­ve, ndërsa rezulton se ishte regjistrua­r po ashtu si tregtar edhe në Barcelonë, Spanjë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania