Gazeta Dita

Ekzekutimi i Iljaz Çalit, kë takoi biznesmeni te “Rruga e Elbasanit” dhe konfliktet

-

Prokuroria dhe Policia po presin zbardhjen e plotë të tabulateve telefonike të viktimës. Përse personi misterioz i binte shpesh celularit të biznesmeni­t, gjatë kohës që ishte me të vëllanë në lokal. Çfarë donte ai nga 37-vjeçari dhe kush është ky person. Konfliktet e vazhdueshm­e për minierat e kromit në Bulqizë dhe Tropojë, të dyshuarit, dosjet e vjetra dhe borxhet e pashlyera. Ende asnjë person i arrestuar, atentati dyshohet me pagesë

Detaje të reja dalin për atentatin në aksin Durrës-Tiranë, te “Kthesa e Rinasit” në fundjavë. Ekzekutimi mafioz i Iljaz Çalit, pronar i një miniere kromi, nga Fushë-Kruja, është ende pa autor dhe pa motive të qarta për grupin e hetimit. Janë një mori pistash, personazh të dyshuar, të marrë në pyetje dhe pse jo shumë prej tyre edhe të mbajtur tashmë nën hetim si persona që së paku kanë dijeni për rrethanat e atentatit që tronditi Tiranën. Policia nuk ka mundur të gjejë asnjë gjurmë të mjetit nga i cili doli breshëria e kallashnik­ovit që i mori jetën biznesmeni­t 37-vjeçar, ndërkohë që përgjatë dy ditëve të fundit, kanë mundur vetëm të fiksojnë faktin se viktima, pasi është ndarë nga vëllai ku është takuar për kafe me të, është takuar me një person tjetër. Referuar të dhënave konfidenci­ale mësohet se të dhënat për këtë person kanë dalë nga këqyrja e tabulateve telefonike të Iljaz Çalit, por ende Policia nuk e ka marrë atë person në pyetje.

Zyrtarisht nuk bëhet me dije se kë ka takuar dhe në çfarë vendi, por në drejtim të “Rrugës së Elbasanit”, viktima ka shkuar konkretish­t për të takuar atë person. Sipas të dhënave të grupit hetimor, ka qenë vetë vëllai i tij, Zeqir Çali, i cili ka thënë se përgjatë kohës që ka qenë në lokal me të vëllanë, për herë të fundit të jetës së tyre të përbashkët, i binte shpesh telefoni, por vëllai nuk e ka pyetur Iljazin se kush ishte. Sapo ata janë ndarë me njëritjetr­in, Iljazi i ka thënë të vëllait se do të nisej në drejtim të shtëpisë, por që në fakt ka marrë “Rrugën e Elbasanit”. Policia nuk bën me dije se kush është ky person dhe ende nuk dihet nëse ai është marrë në pyetje për të dëshmuar në lidhje me momentet e fundit të takimit me viktimën. Sipas të dhënave hetimore, saktësohet se vëmendja është përqendrua­r në zonën e Bulqizës, vend në të cilin djemtë e familjes Çali kishin një galeri, sipas dokumentev­e, ndërkohë që nuk dihet se përse nuk po hetohen edhe dy vendet e tjera, në të cilat kishin licenca dy vëllezërit e viktimës, në Tropojë dhe Kukës. Pistat ku hetohet janë konkurrenc­a në biznes dhe borxhet e pashlyera nga palët e tjera ndaj viktimës, larja e hesapeve për lidhjet miqësore të vjetra me njerëz të botës së krimit, apo dhe hakmarrja. Sulmi besohet se është kryer nga një grup vrasësish me pagesë.

Hetimet Prokurori-Polici, marrjet në pyetje dhe tabulatet telefonike Grupi hetimor ka marrë dëshmi edhe të disa personave të tjerë që kanë qenë në dijeni të konfliktev­e të gjeneruara nga galeria në zo

nën D në Bulqizë. Dëshmitarë­t kanë treguar mbi ato që kanë ditur, por sipas të dhënave, nuk është përftuar asnjë fakt i domosdoshë­m për t’i mbajtur dyshimet dhe hetimet në ato dy konflikte që Policia dhe rokuroria i nxorën si të denoncuara nga Zeqir Çali, vëllai i madh i viktimës. Pra si në lidhje me konfliktin me Ilir Camin për hapësirën e shfrytëzim­it dhe po ashtu, edhe në lidhje me borxhin që Rrahim Dedja, u tha që iu kishte djemve, ende nuk është gjetur një fakt i dyshimtë që ata të mbahen nën hetim për atentatin ndaj 37-vjeçarit Çali. Policia dhe Prokuroria kanë kërkuar të zbardhen të gjitha tabulatet e telefonave të viktimës, si dhe të një sërë personash të tjerë që mendohet se kanë dijeni për këtë akt. Po

‘Zhduket’ për disa orë Kryesekret­arja e Gjykatës së Lezhës, teksa ishte bashkëshor­ti që dha alarmin dhe bëri denoncimin ditën e djeshme në Komisariat. Por pas disa orësh humbjeje të kontakteve me familjen, Klaudia Marku ka dalë në skenë, duke thënë se nuk kishte humbur, por ishte larguar vetë, pas një debati në familje. Bëhet me dije se nëna e dy fëmijëve është gjetur po në qytetin e Lezhës, ndërsa është shoqëruar në Komisariat ku po merret në pyetje. Burime zyrtare thanë se morën në pyetje më herët edhe bashkëshor­tin e saj që bëri denoncimin, Oltion Marku, oficer tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracioni­t. Marku u tha kolegëve se bashkëshor­tja kishte ikur nga ashtu, prokuroria ka gërmuar në dosjet e veta për të gjetur të dhëna mbi rastet kur viktima ka pasur probleme me drejtësinë, për të parë se çfarë lloj aktesh kishte kryer Çali në të shkuarën. Bëhet me dije se janë sekuestrua­r praktikat policore, hetimore dhe gjyqësore të viktimës për rastet kur ka qenë i ndaluar apo i gjykuar.

Sipas të dhënave, rasti më i fundit që viktima ka qenë i ndaluar dhe para gjykatës daton muajin prill të dy viteve më parë, kur ai nuk iu ndalua Policisë dhe që udhëtonte në kohën e orës policore. Ai ua la makinën në dorë Policisë dhe iku, por pasi u kap, u vu në pranga. Ajo që bie në sy është fakti se avokati mbrojtës i tij i kishte thënë gjykatës së klienti i tij

banesa pa e njoftuar që prej pasdites së mërkurë dhe nuk arrinte dot që ta kontaktont­e, duke patur frikë edhe për më të keqen. Që në fillim uniformat blu dyshuan se shkak për largimin e saj nga banesa është bërë pikërisht konflikti familjar, Vendimi i Gjykatës për mosbindjen ndaj Policisë në vitin 2020

Një vendim gjykate që daton fundshtato­rin e vitit 2020, me të pandehur Iljaz Çalin, të riun që u ekzekutua te kthesa e Rinasit, Gjykata e Tiranës konkludon se ai duhet ta shlyejë dënimin me anë të një gjobe dhe se, sipas Gjykatës, nuk rezultonte i ndaluar asnjëherë më parë dhe, për pasojë, ishte edhe shumë i ri. Çali ishte ndaluar se kishte shkelur orën policore, por që Policia dhe prokuroria i kishin ngritur akuzën për “posbindje ndaj urdhrit të Policisë”. teksa edhe vetë Marku kishte pohuar se kishin pasur debate, por nga ato të zakonshmet. Gjatë marrjes paraprake në pyetje, Klaudia Marku i ka thënë oficerëve se ka qëndruar në një hotel në Lezhë dhe se nuk kishte menduar se çështja do të shkonte deri në denoncimin se ajo ishte zhdukur. “U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Jam larguar pas një debati me bashkëshor­tin. Nuk e kam menduar se çështja do të shkonte kështu. Kam qëndruar në një hotel në Lezhë dhe më ishte bllokuar dhe celulari. Kam mbajtur kontakte me familjen time, duke biseduar me një numër të një punonjësi. Vetëm kur e kam marrë vesh nga media që po më kërkojnë”, ka thënë ajo.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania