Gazeta Dita

Një dekadë përpjekje për t’u angazhuar me Putin, gabuan Gjermania e Franca

Në vitin 2008, Franca dhe Gjermania thanë se ishte shumë herët që Ukraina dhe Gjeorgjia të anëtarësoh­eshin në NATO, duke argumentua­r se asnjëri nga vendet nuk ishte gati

- France 24 – ResPublica

Situata e krijuar në Ukrainë pas 24 shkurtit ka nxitur rivlerësim­in e më shumë se një dekade përpjekje franceze dhe gjermane për t’u angazhuar me Putin, forcat e të cilit tani akuzohen për kryerjen e krimeve të tmerrshme të luftës në Ukrainë.

France 24 analizon me kujdes në këtë pikë mesazhin e presidenti­t të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vetëm disa orë pasi u zbulua përmasa e tragjedisë së Bucha-s.

Mesazhi i Zelensky-t u drejtohej në mënyrë të veçantë ish-liderëve të Gjermanisë dhe Francës, Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy, të cilët i akuzoi se i mohuan Ukrainës pranimin në NATO.

“E ftoj zonjën Merkel dhe z. Sarkozy të vizitojnë Bucha-n dhe të shohin se në çfarë ka çuar politika e lëshimeve ndaj Rusisë në 14 vjet“, tha Zelensky.

“Shihni me sytë tuaj ukrainasit e torturuar dhe të vrarë”, shtoi ai.

Zelensky i referohet samitit të NATO-s të vitit 2008 në Bukuresht, kur aleanca transatlan­tike i ofroi Gjeorgjisë dhe Ukrainës një premtim për anëtarësim në të ardhmen, por pa një plan kohor – një kompromis që, sipas Zelensky-t, e la Ukrainën në një “zonë gri” dhe të ekspozuar ndaj agresionit rus.

“Ata menduan se duke refuzuar Ukrainën, mund ta qetësojnë Rusinë, për ta bindur atë të respektojë Ukrainën dhe të jetojë normalisht përkrah nesh”, tha ai në fjalimin e tij video, duke akuzuar anëtarët e NATO-s se po vepronin “nga frika” e Kremlinit.

Në vitin 2008, Franca dhe Gjermania thanë se ishte shumë herët që Ukraina dhe Gjeorgjia të anëtarësoh­eshin në NATO, duke argumentua­r se asnjëri nga vendet nuk ishte gati. Ata paralajmër­uan gjithashtu se futja në ish-Republikat Sovjetike do të komprometo­nte marrëdhëni­et me Rusinë, duke i bërë jehonë paralajmër­imeve të shprehura nga diplomatët amerikanë që kërkonin ta bindnin Shtëpinë e Bardhë të shmangte një rruge konkrete drejt anëtarësim­it.

Megjithatë, është e vështirë të thuhet se nëse do të kishte një plan anëtarësim­i për Ukrainën, do të kishte mjaftuar për të dekurajuar Putinin. Kjo për shkak edhe të kohës që kërkojnë procedurat e anëtarësim­it. Në këtë pikë, Perëndimi dhe Putin lëvizin me shpejtësi të ndryshme. Mjafton të kujtohet sërish viti 2008, kur Putin, vetëm 4 muaj pas samitit të Bukureshti­t, dërgoi tanket e tij në Gjeorgji në mbështetje të separatist­ëve pro-rusë në provincat separatist­e të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Të njëjtën gjë bëri gjashtë vjet më vonë në rajonin e Donbasit të Ukrainës, duke hedhur një hap më tej me aneksimin e Krimesë.

Secili prej inkursione­ve të Putin ka marrë përgjigje ambivalent­e nga liderët europianë, mes retorikës së ashpër dhe sanksionev­e dhe përpjekjev­e për t’u zbutur më pas. Ndërsa Ukraina tani është në grahmat e një lufte katastrofi­ke, ata liderë akuzohen se e kanë trimëruar presidenti­n rus dhe i kanë mbyllur sytë para ambicieve të tij imperialis­te.

“Evropa nuk gaboi, gabuan Gjermania dhe Franca”, thotë Thomas Kleine-Brockhoff, nënkryetar i fondit gjerman Marshall dhe kreu i zyrës së tij në Berlin, në një intervistë për France 24.

“Franca dhe Gjermania priren të flasin për pjesën tjetër të Evropës. Por këto keqvlerësi­me janë bërë në Paris dhe Berlin, jo gjetkë. Evropa Lindore nuk gaboi, Evropa Veriore nuk gaboi”, shtoi ai. Kleine-Brockhoff thotë se lufta në Ukrainë kërkon një rivlerësim urgjent të politikës gjermane dhe franceze kundrejt Rusisë. “Jo vetëm që rendi i pas Luftës së Ftohtë po shkatërroh­et para syve tanë, po ashtu edhe strategjit­ë e vendosura nga Gjermania dhe Franca”.

Në Gjermani, ndërhyrja ushtarake në Ukrainë po shihet si hije mbi trashëgimi­në e lënë nga Merkel pas 16 vitesh në krye të qeverisë.

Kritikat vijnë edhe prej ndihmësve më të afërt të Merkelit, përfshirë ishministr­en e saj të Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbaue­r, e cila ka dënuar “dështimin historik” të Gjermanisë për të forcuar ushtrinë e saj gjatë viteve. “Pas Gjeorgjisë, Krimesë dhe Donbasit, ne nuk kemi përgatitur asgjë që do ta kishte frenuar vërtet Putinin”, shkroi ajo në Tuiter në mars.

Edhe roli i Macron shihet me sy kritik. Sipas Kleine-Brockhoff, iluzionet rreth natyrës së liderit të Rusisë dhe aftësisë së Evropës për të arsyetuar me të, kanë bërë që Macron të angazhohet me Putinin për një kohë më të gjatë se sa është e garantuar.

“Përpjekja për të parandalua­r luftën dhe për të angazhuar rusët nuk është për t’u kritikuar – ajo që duhet kritikuar janë ambiciet e larta, në vend të një vlerësimi më real të asaj që është e mundur”.

Ekspertët vlerësojnë dialogun për aq sa Rusia do të mbetet fqinji i Evropës dhe i Ukrainës, por duhet fokus te objektivat.

Macron nuk është përpjekur të ndikojë më shumë te asnjë lider tjetër sesa te presidenti rus, të cilin ai e priti në një pritje madhështor­e në Pallatin e Versajës në maj 2017, vetëm dy javë pas marrjes së detyrës. Ai priti përsëri Putinin dy vjet më vonë, këtë herë në Fort de Brégançon, rezidenca veror i presidentë­ve francezë.

“Një Rusi që i kthen shpinën Evropës nuk është në interesin tonë”, tha Macron në atë kohë, një vit pasi ai festoi fitoren e Francës në Kupën e Botës në një pozicion VIP në Moskë me ftesë të Putinit – një ngjarje që zyrtarë të tjerë perëndimor­ë e kishin shmangur për shkak të helmimit të agjentit Skripal në Londër.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania