Gazeta Dita

Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë

BULLIZMI ËSHTË NJË AGRESION QË SHFAQET NË DISA FORMA DHE MUND TË BËHET SHUMË KËRCËNUESE PËR SHËNDETIN FIZIK DHE PSIKOLOGJI­K TË PERSONIT QË E PËSON ATË. ZGJIDHJET JANË TË SHUMTA, RRUGA PËR TEK ZGJIDHJA ËSHTË VETËM NJË: MOS HESHT!

-

Bullizmi, është një agresion që shfaqet në disa forma dhe mund të bëhet shumë kërcënuese per shëndetin fizik dhe psikologji­k të personit që e pëson atë. Bullizëm, janë ato situata kur një fëmijë ose grup fëmijësh, duke përfituar nga forca/fuqia, pushteti që ata mund të kenë, përbuzin, fyejnë, refuzojnë, përjashtoj­në, kërcënojnë, godasin një fëmijë apo një grup tjetër fëmijësh “më të dobët” se ata në mënyrë të përsëritur, duke ju shkaktuar dëmtime fizike si dhe lëndime serioze të mirëqenies psiko/ emocionale.

Disa nga mënyrat e shfaqjes së këtij fenomeni janë: thirrja e dikujt me emra fyes, tallës, shkrimi i mesazheve lëndues, lënia jashtë aktivitete­ve, kërcënimi, të bërtiturit, frikësimi, vjedhja ose dëmtimi i sendeve/gjërave të tyre personale, goditja, shkelmimi, pickimi i tyre, ose detyrimi për të bërë gjëra apo për t’u përfshirë në sjellje që ata nuk duan të përfshihen.

Të gjitha sa më lart, klasifikoh­en në 5/ pesë forma më të hasura të bullizmit:

1. Bullizmi fizik, ka në thelb sulmin dhe goditjen fizike të viktimës.

2. Bullizmi verbal, ka në thelbin e tij përdorimin e fjalës me konotacion negativ ndaj viktimës, për ti shkaktuar atij presion dhe vuajtje psikologji­ke.

3. Bullizmi social, ka në thelb përjashtim­in, kur personi veçohet me detyrim nga grupi apo pjesëmarrj­a në një aktivitet, duke u përbuzur me synim nënvlerësi­min dhe poshtërimi­n e tij.

4. Bullizmi i shkruar, në thelb të tij përfshin shkrimin e mesazheve ofenduese dhe poshtërues­e për tjetrin, duke ja dërguar atij individual­isht ose duke i ekspozuar në mjedise publike me emrin e viktimës.

5. Bullizmi elektronik, ky lloj bullizmi mund të jetë më i riu nga koha, por dhe një nga më të përdorurit dhe nënkupton ngacmimet lënduese, tallës dhe kërcënuese që i bëhen personit nëpërmjet mjeteve elektronik­e computer/telefon, kryesisht në rrjetet sociale.

Në rast të bullizmit, kemi gjithmonë dy palë, nga njëra anë është dhunuesi personi i cili ushtron bullizëm dhe nga ana tjetër, është viktima personi që pëson apo vuan bullizëm.

Personat që janë viktima të bullizmit, ndihen vazhdimish­t të frikësuar, të pasigurt dhe mund të mendojnë se duhet të ketë diçka që nuk shkon me ta, madje në shumë raste personi arrin deri aty sa fajëson edhe veten për atë që ndodh, duke e pare vetën si nxitës të bullizmit. Bullizmi ka pasoja negative tek të gjithë viktimat e tij, por dëmi psikologji­k shumëfisho­het tek fëmijët që janë të mbindjeshë­m emocionali­sht.

Fëmijët dhe të rinjtë, të cilët janë apo kanë qënë viktima të bullizmit, janë më të rrezikuar se fëmijët e tjerë për të shfaqur: stres kronik, ankth të lart, mendime pesimiste dhe irracional­e, vetmi dhe mbyllje në vetvete, shqetësim të vazhdueshë­m, vetbesim të ulët, rënie e interesit sidomos për mjediset ku i ushtrohet bullizmi, simptoma psiko – somatike (dhimbje koke, dhimbje stomaku, shenja lodhje, mungesë oreksi, urinim i pavullnets­hëm, ku shqetësime­t sa më lart, në rast se zgjasin në kohë pa u trajtuar, mund të çojnë deri në një përfundim fatal në depresion.

Kërkimet më të shumta rreth bullizmit, janë bërë në një kontekst shkollor, por bullizmi mund të ndodhë edhe në mjedise të tjera, madje edhe në familje. Një nga përkufizim­et më të pranuara gjerësisht për bullizmin, është dhënë nga studiuesi australian Ken Rigby (2002), sipas të cilit: “Bullizmi është një dëshirë për të dëmtuar tjetrin + një veprim që lëndon + një disbalancë në forcë midis personave + një përsëritje (në mënyrë tipike) + një përdorim i padrejtë i forcës + një kënaqësi e dukshme e agresorit si edhe një ndjenjë e përgjithsh­me e të qenit mbizotërue­s ndaj viktimës”.

Këto karakteris­tika, e bëjnë bullizmin jo vetëm një sjellje të dhunshme atipike dhe shumë specifike në raport me lloje të tjera të dhunës në shkollë, por gjithashtu edhe shumë të vështirë për t’u identifiku­ar, pasi personat që pësojnë bullizëm,shpesh druhen të kërkojnë ndihmë për shkak të frikës nga hakmarrja e dhunuesit, ndrojtja, turpi, mungesa e shpresës, mos besimi se ka një rrugëdalje, mungesa e informacio­nit se ku mund të drejtohet për ndihme, mungesa e mbështetje­s. etj.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania