Gazeta Dita

KOKSH i kërkon Ramës rikthimin e basteve sportive, sot takimi me përfaqësue­s të Qeverisë

-

Në Shqipëri prej 4 vitesh nuk ka më baste sportive, si pasojë e një Akti Normativ të ekzekutivi­t. Ato janë të mbyllura ligjërisht me çdo formë nga qeveria “Rama” dhe prej kaq kohësh nuk ka më salla bastesh, pika grumbullim­i ku shqiptarët të provojnë fatin, por duket se kësaj situate duan t’i japin fund vetë institucio­net sportive në vend, teksa ilegalisht kanë vijuar nëpërmjet vendosjes online nëpër telefona, me anë të internetit.

Dy ditë më parë, kreu i KOKSH, Fidel Ylli, bëri një tjetër deklaratë ku Federatat e Sporteve po vuajnë uljen e buxheteve nga qeveria dhe për të mos i ulur më tej dinjitetin, atëherë qeveria duhet të rihapë bastet sportive, në mënyrë që sporti të lehtësohet përmes këtyre financimev­e dhe taksave që përfitohet.

Tashmë nga fjalët te faktet, KOKSH ka njoftuar një takim ditën e sotme, me të gjitha Federatat Sportive anëtare të këtij institucio­ni, për të diskutuar dy pika shumë të rëndësishm­e sipas njoftimit, grantet e sportit dhe rihapja e kompanive të basteve. Takimi do mbahet me ministren e Sporteve dhe Arsimit. Me shumë gjasa ata do t’i kërkojnë qeverisë që të rihapë bastet sportive, duke parë situatën jo të mirë kur vet qeveria ka ulur buxhetin për sportin.

Një vendim i tillë mund të shkaktojë reagime të forta, pasi gjithmonë ka pro dhe kundër një propozimi të tillë, që gjithsesi kur u miratua shumë familje e pritën mirë. Por për kujtesë i madh dhe i vogël e dijnë që sot ka baste dhe luhet në mënyrë të fshehtë ku pothuajse çdo javë policia njofton ndalime të personave për ushtrim të paligjshëm të basteve sportive.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania