Gazeta Dita

Reali me aspak lojë dhe shumë fat, triumfon në kaosin Chelsea. Vilareal bën me ‘dhimbje koke” Bajernin

-

Kur nuk janë gjyqtarët, i vjen në ndihmë fati. Reali i Madridit ka triumfuar në transfertë­n e Londrës kundër Chelsea-s që po vuan mungesën e presidencë­s dhe kaosin ekonomik, teksa kjo u duk qartë tek rezultatet negative që anglezët kanë marrë javët e fundit, por që i shkojnë për mbarë tashmë spanjollëv­e, për mundësinë e kalimit në gjysmëfina­len e Champions. Dy gafa trashanike, sidomos goli i tretë, nga ana e portierit Mendy, që u kthye në antihero për londinezët, i dhanë një fitore vetëm me fat dhe superstici­ozitet spanjollëv­e, që nuk dominuan në asnjë fashetë të ndeshjes. Madridi i Ançelotit humbi zotërimin e topit, 56-44 për qind për vendasit, gjuajtjet jashtë dhe brenda portës, me dyfishin nga ana e vendasve, ku portierit belg Kurtua iu desh të hiqte dy gola pothuajse të sigurt në çdo pjesë (15 me 10 gjuajtjet), goditjet e këndit, driblimet, pasimet dhe deri tek atletika në kilometra vrapim. E vetmja fashë e lojës që miqtë fituan ishte rezultati 1-3, me tripletën e sulmuesit Benzema, që tashmë i është bërë zakon të shënojë në pozicione të pamundura, e të humbasë ato me portën bosh. Nëse nuk do kishte ndodhur sindroma “Karius” edhe tek portieri i Chelsea, ndoshta në fund rezultati do kishte qenë ndryshe, por londinezët patën një dobësi të madhe në takim. Portieri Mendy bëri një dalje tepër të çuditshme në minutën e 46, duke u ngatërruar me shokun e tij Rudiger dhe aty Benzema si përherë (me hir dhe pahir), rrëmbeu topin për të shënuar 1-3. Teksa madrilenët shquhen që në ‘prehistori’ me ADN-në e tyre të triumfit nëpërmjet kaosit dhe parregulls­isë, kundërshta­rëve u duhet të bëjnë ndeshjen perfekte.

Dhe i vetmi defekt i djemve të Tuchel që i dënoi, ishte katastrofa teknike, me gabime të shumta, aq sa habiti të gjithë specialist­ët e lojës së topit me këmbë. Tashmë pyetja që bëhet është: A do bëjë Chelsea në ndeshjen e kthimit të njëjtën paraqitje me Realin më të dobët të historisë? Tuchel e dha eleminator­en të përfunduar, duke thënë se ky rezultat dhe lojë s’i jepnin asnjë shpresë. Në takimin tjetër, Vilareal bëri për ‘qetësues’ Bajernin e Mynihut, duke fituar 1-0 dhe shpërdorua­r disa raste të tjera. “Teutonëve” gjermanë do i duhet një ndeshje heroike në kthim, me ekipin spanjoll që për vlerat taktiko-teknike mund të cilësohet më i miri për momentin pas Manchester City. Ndeshjet e kthimit janë të martë dhe të mërkurë të javës së ardhshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania