Gazeta Dita

Këshillimi, praktikë e dyshimtë dhe manipulues­e

-

Po të analizoje pyetjet e të famshmit, “Këshillimi Kombëtar”, vë re se janë të gjitha çështje dhe pika që kryeminist­ri Rama i ka për zemër. Unë mendoj që ai thjesht kërkoi një mënyrë që të ligjërojë veprimet e veta. Maskon dëshirat e veta, me “zërin e popullit”. Sipas tij, “sovrani foli”. Dhe ai do legalizojë kanabisin, do bëjë amnisti fiskale, do legalizojë pastrimin e parave, do pezullojë prokurorë e gjyqtarë që marrin vendime që atij nuk i pëlqejnë, do vazhdojë Ballkanin e Hapur e gjithçka tjetër për të cilën ai ka vite që kritikohet nga qytetarët e vet dhe sidomos nga ndërkombët­arët. Po të analizoje pyetjet e “Këshillimi­t Kombëtar”, të gjitha fillonin me “ka njerëz që thonë…” Bëhet shteti me “me the- të thashë”?!! 500 mijë qytetarë janë përgjigjur tha, vajza e ulur përkrah Ramës. Ama askush nga ata, as vetë Kryeminist­ri, nuk është i zoti të vërtetojë që ky është një proces i drejtë, i pamanipulu­ar. Disa pyetësorë të trajtuar si korrespond­encë personale e “të madhit” me popullin, të bërë me paratë dhe instrument­et shtetërorë, nuk mund të kthehen në “detyra qeverie” sepse për këtë ka votime dhe program. Zoti Rama paralajmër­oi se Këshillimi do të bëhet çdo vit. Sa herë të dojë diçka që kërcet dhe shkakton kundërshti, Kryeminist­ri do dalë “të pyesë popullin”. Nuk do jetë çudi që në Këshillimi­n e radhës, të hartohet pyetjen: Ka njerëz që thonë që zgjedhjet e përgjithsh­me parlamenta­re nuk janë më të nevojshme. Si mendoni ju? Pastaj do dalin të na thonë që 70% e përgjigjev­e nga vetë ne “populli” ishte, Po! Letër e nënshkruar, Naim Sulollari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania