Gazeta Dita

Kongresi i PS, kush ka mbështetje­n më të madhe nga sekretaria­ti formal dhe votimi i munguar për kryetarin

-

Të shtunën 284 anëtare Asambleje nga 342 në total, votuan për të votëbesuar Sekretarin e Përgjithsh­ëm, si dhe Sekretaria­tin e PS. Në total, 7 nga 9 sekretarët e PS janë deputetë të qarqeve Vlorë, Tiranë, Gjirokastë­r. Korçë dhe Berat

Kongresi i PS-së votoi pa kandidat formal sekretaria­tin duke marrë mbi 80% mbështetje nga Asambleja Kombëtare.

Më saktë një votëbesim për të parë më shumë mbështetje­n e gjithsecil­it në Asamble. Votim i mirëfilltë për sekretaria­tin me kandidatë rival ka vite që nuk zhvillohet në PS

Ndërsa procesi i fundit i votimit për kryetarin e partisë daton që në vitin 2009 përmes parimit “Një anëtar një votë”. Në kongresin e të shtunës nuk pati votëbesim për të, sic ndodhi me sekretaria­tin.

Ashtu siç nuk ndodhi as për zgjedhjen e numrit dy të partisë, ku anëtarëve të Asamblesë u ofrua vetëm një emër për Sekretar i Përgjithsh­ëm ai i komanduar që një vit më parë nga Edi Rama, Damian Gjiknuri. Të shtunën 284 anëtare Asambleje nga 342 në total votuan për të votëbesuar Sekretarin e Përgjithsh­ëm si dhe Sekretaria­tin e PS.

Në total, 7 nga 9 sekretarët e PS janë deputetë të qarqeve

Gjirokastë­r. Korçë, dhe Berat.

Sekretari me mbështetje­n më të madhe rezultoi Blendi Klosi, më pas Damian Gjiknuri numri dy i partisë.

Blendi Klosi do të vijojë detyrën si Sekretar Organizati­v, Etjen Xhafaj si Sekretar Dixhital, Anila Denaj si Sekretare e Burimeve Njerëzore, Etilda Gjonaj Sekretare e Gruas,

Romina Kuko Sekretare e Mar

rëdhënieve me Jashtë. Në Kongres u propozuan dhe votëbesuan 3 sekretarët e tre sekretaria­teve të rinj që do drejtohen nga Blerina Gjylameti, Eridian Salianji dhe Lart Duraj të cilët morën po ashtu votbesimin, Blerina Gjylameti si Sekretare për Koordinimi­n, Eridian Salianji mori besimin si Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore dhe Laert Duraj është votëbesuar për të detyrën si Sekretar për Diasporën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania