Gazeta Dita

Shtrenjtim­i i mallrave, më i larti në një dekadë

-

Çmimet e produkteve që janë bërë objekt i bordit të transparen­cës po shënojnë rritje të ndjeshme, që e ka origjinën shumë më herët se shpërthimi i luftës në Ukrainë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni i grupit “Bukë dhe drithëra” në muajin shkurt arriti nivelin 6.6%. Kjo rritje çmimesh është më e larta e dekadës së fundit. Hera e fundit që këto produkte shënuan shtrenjtim më të lartë kishte qenë janari i vitit 2012. Shtrenjtim­i i bukës dhe nënprodukt­eve të drithit ka nisur që në shtatorin e vitit të kaluar. Sipas tregtarëve të miellit, shtrenjtim­i është i lidhur direkt me shtrenjtim­in e grurit në tregjet ndërkombët­are. Arsyeja kryesore, sipas tyre, kanë qenë të korrat e pakta të drithërave dhe sidomos të grurit në tregjet kryesore prej nga Shqipëria e importon këtë produkt.

Një shtrenjtim të ngjashëm kanë shënuar edhe vaji vegjetal dhe produktet e ngjashme. Inflacioni vjetor i grupit “Vajra dhe yndyra” në shkurt të këtij viti arriti në 10.1%, niveli më i lartë që prej fundit të vitit 2011. Po të shohim trajektore­n e grafikut, vala e shtrenjtim­it të çmimeve të vajit ka nisur afërsisht prej një viti.

Kjo përputhet me një tendencë të qartë të shtrenjtim­it të vajit të luledielli­t edhe në bursat ndërkombët­are. Në muajin shkurt, çmimi mesatar i vajit të luledielli­t në tregje arriti në mbi 1470 dollarë amerikanë për ton. Ky është niveli më i lartë që prej vitit 2011.

Veç shtrenjtim­it të vetë produktit bazë, ndikim të konsiderue­shëm në shtrenjtim­in e çmimeve për mallrat e importit po japin edhe kostot e larta të transporti­t detar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania