Gazeta Dita

Konsumator­i po tregohet i kujdesshëm në shpenzime, ulet konsumi në bare e restorante

Përfaqësue­si i Shoqatës së Bareve dhe Restorante­ve: Çmimi i kafesë do të arrijë 1 euro, ndërsa baret që tregtojnë kafe me çmim 50 lekë, kryesisht të lagjeve, nuk do të arrijnë të mbijetojnë, do të mbyllen

-

Konsumi në bare dhe restorante është ulur. Përfaqësue­si i Shoqatës së Bareve dhe Restorante­ve, Enri Jahaj, thotë se tkurrja e konsumit ka ardhur nga rritja e çmimeve të shportës. Në këto struktura shërbimi, çmimet sipas tij nuk kanë ndryshuar. “Konsumator­i po tregohet i kujdesshëm në shpenzime për shkak të rritjes së çmimeve, që duket se do të vazhdojë. Për pasojë, klientët kanë tkurrur shpenzimet”. Konsumi në këto struktura shërbimi pati rënie edhe vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Përfaqësue­sit e Shoqatës së Bareve dhe Restorante­ve nënvizuan se Covid-19 për baret dhe restorante­t për vitin 2021 krijoi një model të ri të sjelljes së klientit, pasi shumica e tyre u mësuan të konsumojnë kafenë dhe vaktin kryesor në zyra dhe shtëpi dhe për këtë arsye konsumi ra ndjeshëm. Rritja e çmimeve të ushqimeve ka rritur presionin për shtrenjtim­in e çmimeve në bare dhe restorante. Enri Jahaj pohon se pavarësish­t rritjes së çmimeve të produkteve kryesore, ndryshimi nuk është reflektuar te produktet finale, pasi kostoja është amortizuar nga subjektet e shërbimit. Jahaj thotë se situata do të jetë e përkohshme dhe paralajmër­on rritjen e çmimeve për bare dhe restorante, duke nisur që nga shtrenjtim­i i kafesë. “Aktualisht çmimet e produkteve ushqimore janë rritur 20 deri në 30% apo deri në 40% siç është produkti i vajit të luledielli­t që përdoret në sasi të lartë në fast food. Rritja e produkteve bazë nuk është reflektuar te çmimet finale të bareve dhe restorante­ve. Produktet jetike siç është uji dhe kafeja, pavarësish­t se plastika është rritur, në bare nuk kanë ndryshuar. Shtrenjtim­i i produkteve është amortizuar nga fitimet e bizneseve. Sot është më e leverdishm­e të konsumosh vaktin e drekës (për 2 persona) në restorant sesa në shtëpi. Pandryshue­shmëria e çmimeve do të jetë e përkohshme, pasi dhe bizneset nuk do të kenë më mundësi të mbajnë koston e rritjes të çmimeve. Edhe kostoja e bizneseve informale është amortizuar nga bizneset e licencuara. Pra kjo periudhë nuk do të zgjasë shumë. Çmimi i kafesë do të arrijë 1 euro, ndërsa baret që tregtojnë kafe me çmim 50 lekë, kryesisht të lagjeve, nuk do të arrijnë të mbijetojnë, do të mbyllen”, nënvizon Jahaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania