Gazeta Dita

Arrestohet një tjetër anëtar i “Big Five” të kokainës Itali-Shqipëri, kapet në Vlorë 35-vjeçari

-

Kapet i kërkuari Aldo Tushaj, që i shpëtoi operacioni­t të parë që u zhvillua bashkë me italianët. Pjesë e 35 urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK. Dyshimet edhe për lidhjet me organizatë­n e të ekzekutuar­it Ergys Dashi në Ekuador. Kodet sekrete që përdorte organizata për trafikun, zbardhen disa nga përgjimet

Një tjetër anëtar i kartelit shqipfolës të të ekzekutuar­it në Ekuador, Ergys Dashit, është kapur dje në vijim të operacioni­t që nisi fundjavën e kaluar në Itali dhe çoi në pranga 13 persona, shqiptarë, italianë dhe polakë. Policia e Vlorës bëri me dije se nën drejtimin e Prokuroris­ë së Posaçme SPAK, arrestoi një 35-vjeçar, që kërkohej për grup të strukturua­r kriminal dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale në kuadër të operacioni­t “Five”. Në pranga përfundoi Aldo Tushaj, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë. Një muaj më parë, 35 urdhër-arresti u prenë nga SPAK për shkatërrim­in e një grupi kriminal me qendër në Vlorë. Operacioni u zhvillua edhe në Durrës, Tepelenë, Gjirokastë­r, Tiranë dhe Lezhë. Në operacion u arrestuan edhe punonjës policie. Ka dyshime të forta se bëhet fjalë për një nga celulat e organizatë­s shqiptare me bazë narkotrafi­ku të kokainës në Ekuador. Sipas të dhënave hetimore, bëhet fjalë për grupin e të ndjerit Ergys Dashi, që u vra në një atentat më 22 janar në Guayaquil.

Përgjimet e organizatë­s dhe kodet mes tyre: Më sill “5 birra dhe 100 euro”! Policia italiane ka zbërthyer mënyrën se si funksionon­te grupi i Ergys Dashit, i cili u vra pak muaj më parë në Ekuador duke faktuar transporti­n e kokainës nga Amerika Latine në

Europë dhe më pas shpërndarj­en në doza më të vogla. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga ABC, grupi përdorte portet e Holandës për të sjellë kokainën nga Amerika Latine dhe më pas e shpërndant­e nëpër Europë. Prokuroria italiane thekson se organizato­rët e grupit ishin Ergys dhe Edmond Dashi. Këta të fundit e kishin organizuar grupin në mënyrë kapilare duke lënë nga një përgjegjës për rajonet e Italisë si edhe në shtetet përreth. Kështu për shembull, sipas prokuroris­ë italiane, Ergysi dhe Edmondi kishin lënë Rigels Yzeirajn si përgjegjës për rajonet qendrore të Italisë, ndërsa Bedrana Ahmiç ishte përgjegjës­e për Slloveninë. Këta të fun

dit bënin më pas organizimi­n kapilar të grupit më poshtë. Përgjimet Prokuroria italiane e ka ndjekur fizikisht dhe përmes përgjimeve grupin në fjalë duke zbuluar edhe kodet e tyre. Kështu për shembull, kur pjestarët në nivelet e poshtme të grupit donin të porosisnin kokainë, nuk përdornin fjalën “doza” por “birra”. Kur donin 5 doza për shembull, sipas prokuroris­ë italiane, ata thonin “më sill 5 birra”. E njëjta formë kodifikimi ishte përdorur edhe sa i poërket sasisë. Kur flisnin për sasinë, ata nuk thonin “gramë”, por “euro”. Për shembull, nëse kërkonin për të shpërndarë 100 gramë kokainë thoshin “më duhen 100 euro”.

 ?? ?? TË ARRESTUARI­T NË ITALI:
Astrit Bajraktari Mariglen Haderi
Rako Plaku
Andi Prifti
Alfred Muçaj
Michael Marek Kovaclzyk Marta Obara
Saverio Girgenti
Edmond Dashi
Stivi Filolli
Odisea Leka
Ismet Ceka
Rigels Yzeiraj
Alban Yzeiraj
Bedrana Ahmiç
TË ARRESTUARI­T NË ITALI: Astrit Bajraktari Mariglen Haderi Rako Plaku Andi Prifti Alfred Muçaj Michael Marek Kovaclzyk Marta Obara Saverio Girgenti Edmond Dashi Stivi Filolli Odisea Leka Ismet Ceka Rigels Yzeiraj Alban Yzeiraj Bedrana Ahmiç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania