Gazeta Dita

Ish-kryepolici­t dëshmor i jepet titulli “Qytetar Nderi” në Kamëz. Nano-Manja: S’duhet të ketë më humbje jete të oficerëve!

-

Nga dita e djeshme, Pallati i Kulturës së Bashkisë së Kamzës pagëzohet me emrin e nderuar të dëshmorit Artan Cuku, ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, i vrarë për shkak të detyrës, në një atentat të muajit prill të vitit 2017 në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, tha se nuk duhet të ketë më oficerë të vrarë. “Nuk duhet të kemi më oficerë të policisë të vrarë. Policët janë aty për të garantuar rendin dhe sigurinë. Dëshmorët e Atdheut janë pjesa më e ndërgjegjs­hme e vendit”, tha Manja. Artan Cuku u vra për shkak të detyrës, teksa në momentin e sulmit ishte i liruar nga posti dhe punonte në polici private. I pranishëm në këtë event nderimi ishte edhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, si dhe familjarët e kryekomisa­rit dëshmor. “Artan Cuku, ai nuk është vetëm qytetar nderi i Kamzës dhe i Dibrës. Ai kudo që ka shërbyer,

mund të shpallet qytetar nderi. Zonja Cuku Të jeni krenare për bashkëshor­tin që keni pasur”, tha Manja më tej. Kurse kryepolici Nano i vuri theksin rëndësisë së detyrave që kanë punonjësit e shtetit, ndërsa theksoi se ata sakrifikoj­në

gjithçka për të shpëtuar jetë. “Nuk ka si të mos jem i emocionuar dhe krenar që gjendem sot në këtë ceremoni që kërkon të vlerësojë jetën dhe veprën e Policisë së Shtetit. Nisma për të risjellë në vëmendje emrin dhe veprën e tyre po troket në ndërgjegje­n e çdo qytetari për më shumë vlerësim për figurat e policisë jo vetëm kur mbrojnë jetën me jetë, por edhe kur janë të gjallë. Nuk duhet të harrojmë këto sakrifikca­t të burrave dhe grave të Policisë së Shtetit. Nga sot Pallati i Kulturës në Bashkinë e Kamzës shënon një ditë tejet të veçantë sepse po pagëzohet me emrin e nderuar të dëshmorit Artan Cuku. Në gjithë këto vite ne pamë me sytë tanë që krimi nga ka goditur. Policia e Shtetit do të jetë kudo për të vënë para drejtësisë kriminelët. Si drejtori i Policisë së Shtetit e them se do bëjmë çfarë është e mundur për punonjësit e policisë dhe familjarët e tyre. Faleminder­it për emrin e Artan Cukut pallatit të Kulturës në Kamëz dhe shpalljen e tij qytetar nderi. Shumë është folur por edhe më shumë do të flitet për Artan Cukun. Jam i bindur”, tha ai Hetimet treguan se porositësi i atentatit ishte Bledar Jambelli, i cili çuditërish­t u lirua më pas nga gjykata greke pas arrestimit. Motiv ishte hakmarrja për arrestimin në vitin 2012 që Cuku i bëri Jambellit, për një dosje të vjetër vrasjeje. Artan Cuku është shpallur «Dëshmor i Atdheut” më 9 Prill 2019, titull që iu dorëzua bashkëshor­tes së tij nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania