Gazeta Dita

“Kafet 25 mijë lekëshe”, kush janë 32 policët kufitarë të përgjuar. Si e thyen kamerën

-

Efektivët e policisë kufitare në pikën e kalimit në Morinë të arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre tentuan që t’i shpëtojnë prangave. Disa ditë para se të arrestohes­hin, efektivët kanë pikasur kamerën e sigurisë të vendosur në kondicione­rin e sallës në pikën doganore. Ata e kanë pikasur kamerën për shkak të sinjalit që bënte dhe më pas e kanë thyer. Por në sallë kishte edhe kamera e përgjues të tjerë, të cilat faktuan provat e shpërdorim­it të detyrës. 32 efektivët janë arrestuar me urdhër të prokuroris­ë së posaçme SPAK, për akuzën e korrupsion­it dhe shpërdorim­it të detyrës. Për 17 prej tyre, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e arrestit me burg, ndërsa 14 të tjerë do të qëndrojnë në arrest shtëpie dhe tre të tjerë janë pezulluar nga detyra. Të dyshuarit përfitonin nga 10 euro, deri në 8 mijë euro ëpr shërbimet e tyre, duke lejuar kontraband­ën, trafikun e qenieve njerëzore, makinave apo dhe persona të inkriminua­r. Operacioni u zhvillua mes Kosovës e Shqipërisë. Në Kosovë u ndaluan 26 policë kufitarë të Vërmicës. Hetimet nisën që nga viti 2020 dhe ende vijonin, teksa arrestimet u bënë ndërsa u thirr një mbledhje urgjente për analizën tremujore të Policisë së Kufirit dhe aty u kryen ndalimet nga SPAK. Zyrtarisht, SPAK tha se pas një hetimi 1 vjeçar, janë lëshuar 34 masa sigurie, 32 prej të cilave janë punonjës policie që kanë ushtruar funksione të ndryshme në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracioni­t Kukës. Nga hetimet ka rezultuar se efektivët e policisë i merrnin shuma

monetare personave të ndryshme që hynin në territorin e Kosovës. Zyrtarisht Prokuroria e Posaçme thotë se janë dokumentua­r 312 episode të veprimeve

korruptive të efektivëve të policisë. Operacioni është koduar “Pika”, të nisur që më 14 mars në Kosovë, ku ishin arrestuar 48 policë. Prokuroria zbardhi dje edhe emrat e 32 policëve të dyshuar në pikën e Morinës. Në operacion mori pjesë edhe agjencia e re AMP e Ministrisë së Brendshme, ish-SHÇBA, që tashmë quhet Mbikëqyrja Policore, si dhe BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit). Po ashtu u pezullua nga detyra edhe drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracioni­t në Kukës, Fran Kaçorri. Efektivët kanë dalë para gjykatës, edhe për t›u njohur me masën e sigurisë. Mësohet se pala mbrojtëse i ka kërkuar GJKKO që të shpallë moskompete­ncë për këtë çështje dhe dosja t›i kalojë Prokuroris­ë së Kukësit. Sipas SPAK, dyshohen se për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, për çka dhe kanë pranuar si ryshfet shuma të konsiderue­shme të parave.

Tre muaj pas atentatit të dështuar ndaj drejtorit të shkollës “Wilson” në Tiranë, pranë Liqenit të Thatë, është vënë dje në pranga edhe një 31-vjeçar i dyshuar si autor. Pas hetimeve që kanë zgjatur për disa javë, policia ka identifiku­ar me prova dhe dëshmi përfshirje­n e Skerdi Tasit në ngjarje, ndërsa tashmë i riu është arrestuar. Ai akuzohet për dy vepra penale, “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyes­e dhe municionit”. 31-vjeçari qëlloi në drejtim të automjetit tip “Mercedez Benz ML”, kur Masha ishte në lëvizje, por për fat të mirë plumbat kapën automjetin e tij dhe vetë 63-vjeçari nuk u lëndua. Fillimisht biznesmeni nuk pranoi të bashkëpuno­jë me policinë për zbardhjen e ngjarjes, por në marrjen e dytë në pyetje ndryshoi mendje, duke treguar se kishte hasur një person që e kishte ndjekur edhe pranë ambienteve të shkollës. Identifiki­mi i autorit u bë pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në disa zona të ndryshme, rreth e përqark Liqenit Artificial dhe dëshmisë së disa personave që u ndodhën aty kur ngjarja ndodhi. I dyshuari ishte parë disa herë të ndiqte Mashën, me të cilin kishte përplasje për motive të dobëta edhe më herët. Policia hetoi disa pista, përfshi edhe konkurrenc­ën për biznes, pronësinë dhe hakmarrjen, për shkak se vëllai i biznesmeni­t po vuan një dënim për vrasje në qeli.

Lulëzim Masha,

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania