Gazeta Dita

PABLO PIKASO, nga dashuria për qenin, te mallkimi për të dashurat

-

MË 25 TETOR 1881 LINDI PABLO PIKASO, PIKTOR DHE SKULPTOR SPANJOLL (VDIQ MË 8 PRILL NË VITIN 1973). AI DO TË KONSIDEROH­ET NDËR PROTAGONIS­TËT ABSOLUTË TË ARTIT TË SHEKULLIT TË NJËZETË, DUKE PËRFAQËSUA­R NJË LIDHJE THELBËSORE MIDIS TRADITËS SË SHEKULLIT TË NËNTËMBËDH­JETË DHE ARTIT BASHKËKOHO­R

Pablo Picasso ishte një piktor dhe skulptor spanjoll. I lindur në Malaga më 25 tetor 1881 dhe vdiq më 8 prill 1973, ai do të konsideroh­et ndër protagonis­tët absolutë të artit të shekullit të njëzetë, duke përfaqësua­r një lidhje thelbësore midis traditës së shekullit të nëntëmbëdh­jetë dhe artit bashkëkoho­r. I njohur edhe për karakterin e tij të veçantë, ai ishte gjithashtu i famshëm për frazat si: “Në dymbëdhjet­ë vjeç dija të vizatoja si Raphael (piktor italian i Rilindjes së Lartë), por m’u desh një jetë e tërë për të mësuar të pikturoja si fëmijë”.

Pikaso, Henri Matisse dhe Marcel Duchamp konsideroh­en si tre artistët të cilët me mënyrat e tyre origjinale në artet plastike në dekadat e para të shekullit të 20-të, janë përgjegjës për zhvillime të rëndësishm­e në pikturë, skulpturë dhe artin e qeramikës.

Bashkë me Georges Braque e themeloi Kubizmin. Duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Frankos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë.

Veprat e tij më të shquara janë “Zonjushat e Avinjonit” dhe “Guernika”.

Shpesh herë punët e Pikasos kategorizo­hen në periudha. Në vitet e parë të shekullit të 20-të e ndante jetën mes Parisit dhe Barcelonës, kur nisi edhe një marrëdhëni­e me Fernande Olivier, me të cilën u bë objekt i shumë faqeve rozë në gazetat e kohës.

Pasi fitoi famë dhe pak pasuri, Pikaso e la Olivier për Marcelle Humbert, të cilën ai e thërriste Eva. Dashurinë për të ai e shprehu në shumë prej veprave të tij kubiste.

U martua dy herë dhe pati katër fëmijë me tre gra. Në 1918 u martua me balerinën Olga Kholhlova, e cila e integroi piktorin në shoqërinë e lartë. Por jeta e tyre ishte një luftë e vazhdueshm­e. Jeta e lartë që dëshironte Olga binte ndesh me jetën boheme të piktorit. Gjatë kësaj kohe pati edhe një lidhje të fshehtë me 17-vjeçaren Maria Therese Walter. Gjithsesi qëndruan ligjërisht të martuar deri në vdekjen e balerinës në vitin 1955.

Fotografja dhe piktorja Dora Maar ishte gjithashtu një shoqe dhe e dashur konstante e Pikasos. Pas çlirimit të Francës pati një tjetër lidhje me një studente të re arti Françoise Gillot, me të cilën pati dy fëmijë. Ajo u nda prej tij për tradhti. Më tej pati të tjera të dashura edhe pse në një moshë të thyer.

Gjatë luftërave ai mbajti një qëndrim neutral, duke refuzuar të luftojë në njërën, apo tjetrën anë. Edhe pse nuk e komentonte asnjëherë një gjë të tillë, e grishte ideja e të qenët pacifist.

Pikaso ishte jashtëzako­nisht pjellor në artin e tij. Numri i përgjithsh­ëm i veprave që ai ka prodhuar arrijnë në rreth 50 mijë.

Punimet e Pablo Pikasos janë ekspozuar prej kohësh në shumë vende nëpër botë, por kurrë në Shqipëri, para vitit 2010, kur pikturat e tij u bënë pjesë e një ekspozite në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Koleksioni prej 71 veprash, (me vlerë prej 26 milionë dollarësh), përveç Pikasos, kishte punime në kanvas nga artistë të tillë si; Paul

Klee, Renee Magritte, Marc Chagall,

Piet Mondrian, Francis Bacon, Anthony van Dyck, dhe Guido Reni, Andy Warhol etj. Këto piktura, pronë e koleksioni­stit italian Francesko Martani, u ekspozuan në Shqipëri, më 2010, në kuadër të veprimtari­ve kulturore gjatë muajit të miqësisë italo–shqiptare.

Pikaso është pagëzuar Pablo Diego Jose Francisco de Paula Juan Nepomuceon Maria de los Remedios Cipriano de la Santisima Trinidad Martyr Patricio Clito Ruíz y Picasso, sipas disa të afërmve të tij. Emri Pikaso i vjen nga e ëma, Maria Pikaso y Lopez. Babai quhet Jose Ruiz Blasco.

- Ai lindi më herët

Pikaso pati një lindje kaq të vështirë dhe ishte një bebe kaq e dobët kur lindi, sa mamia mendoi se mos kishte lindur para kohe. Ajo e la në tavolinë që të kujdesej nëna e tij. Ishte xhaxhai i tij që i vuri emrin Don Salvador, që e shpëtoi. Ai thotë: “Doktorët në atë kohë i thanë se nuk do të mbijetonte, por ai ia doli shumë mirë. I fryva duhan në fytyrë dhe menjëherë ai reagoi”.

- Fjala e parë: laps

Pikaso duket se ka lindur artist. Fjala e parë ishte laps, “piz”, shkurtimi në spanjisht. Babai i tij, Ruiz, një profesor arti dhe artist, e arsimoi në këtë fushë duke filluar nga mosha 7 vjeçare. Ruiz u zotua se do të hiqte dorë nga piktura, pasi në moshën 13-vjeçare, Pikaso ia kishte kaluar për mjeshtëri.

- Vizatimi i parë i Pablos Në moshën 9-vjeçare, Pikaso përfundoi pikturën e parë, “Le Picador”, një burrë që kalëronte një dem. Piktura e parë në moshë madhore quhet “First Communion, ku portretizo­het babai, nëna dhe motra e vogël, të gjunjëzuar në altar. Pikaso ishte 15 vjeç kur e përfundoi.

- Pikaso ishte nxënës i tmerrshëm

Për këtë nuk ka dyshim, Pikaso ishte brilant, nga ana artistike. Ai ishte shumë vite më para se shokët e klasës, edhe pse ishin katër ose pesë vite më të vjetër se ai. Por Pikaso shpesh sillej keq dhe dënohej. Atë e nxirrnin nga klasa dhe e linin të ulur në stol në fund të klasës.

- Puna e parë e Pikasos

Pikaso e nënshkroi kontratën e parë në Paris me një shitës arti, Pere Menach, i cili ra dakord ta paguante 150 franka në muaj (750 dollarë sot).

- A e grabiti Pikaso Mona Lizën?

Në të vërtetë, jo, por në vitin 1911, kur Mona Liza u grabit nga muzeu i Luvrit, policia mori shokun e Pikasos, poetin Guillaume Apollinare, në polici. Apollinair­e i vuri gishtin Pikasos si të dyshuar, kështu policia e mori në pyetje edhe atë. Të dy më vonë u liruan.

- Pikaso ishte Don Zhuan

Duke qenë se ishte artist i njohur, Pikaso kishte shumë sukses me vajzat. Në të vërtetë pati shumë të dashura.

Ja një liste e shkurtër e më të njohurave. Fernande Olivier, Marcelle Humbert, Marie-Thérèse Walter, Dora Maar, Françoise Gilot.

- Makina e Pikasos

Kjo nuk është me saktësi makina e tij, por e ka një histori. Para tre vitesh, mekaniku Andy Saunders nga Dorset, Angli, e konvertoi makinën e tij “Citroen 2CV” në një vepër arti të frymëzuar nga Pablo Pikaso. Saunders e quajti makinën “Picasso’s Citroen”, sepse dukej më e bukur nga sa ishte fillimisht.

Një art shumë jorealist

Një herë një burrë kritikoi Pablo Picasson sepse ai propozoi një art që ishte shumë jorealist. Më pas artisti spanjoll e pyeti: “A mund të më tregosh ndonjë art realist?”. Burri më pas i tregoi foton e gruas së tij. Picasso tha: “Pra gruaja juaj është pesë centimetra e gjatë, dydimensio­nale, pa krahë apo këmbë dhe pa ngjyra përveç nuancave të grisë?”

Një artist rekordesh

Libri Guinness i Rekordeve Botërore përmend Picasson si piktori më prodhimtar. Ai ka prodhuar më shumë se 13,000 piktura dhe vizatime, më shumë se 100,000 gravura dhe litografi dhe të paktën treqind skulptura.

Denoncimi i Guernicës

Ushtarët nazistë në Paris, së bashku me ambasadori­n gjerman, e pyetën kur panë pikturën e Guernica-s: “A e bëre këtë tmerr, mjeshtër?” dhe ai u përgjigj: “Jo, kjo është puna juaj”. Pablo Picasso krijoi pikturën e madhe të titulluar Guernica në vitin 1937, menjëherë pas bombardimi­t të qytetit bask nga një grup vullnetarë­sh të forcave ajrore gjermane. Guernica nuk është një vepër me rëndësi vetëm dokumentar­e. Përveç kujtimit të bombardimi­t të qytetit bask, ai përfaqëson edhe një denoncim moral të faktit. Për më tepër, me kalimin e kohës, piktura e Pikasos është bërë simboli i dënimit kundër shkatërrim­it të luftës që u shkakton kaq shumë vuajtje

njerëzve.

Kush e vodhi Mona Lizën?

Pak njerëz e dinë se më 22 gusht 1911 piktura e Mona Lizës u vodh nga Muzeu i Luvrit në Paris. Picasso, së bashku me poetin Guillaume Apollinair­e, dyshohej se ishte autori i vjedhjes, duke pasur parasysh personalit­etin e tij “të veçantë”. Picasso dhe Apollinair­e sigurisht nuk e kishin vjedhur Mona Lizën, por ishin kufizuar në blerjen e objekteve të artit iberik, të vjedhura nga muzeu nga Joseph Géry Pieret, një hajdut i vogël që vidhte vazhdimish­t disa pjesë të vogla nga Luvri.

Pablo Picasso, i frikësuar, i ktheu statujat dhe gjërat u rivendosën. Edhe Apollinair­e kaloi disa ditë në burg, por në gjyq të dy u larguan me një qortim të fortë nga gjyqtari. Dhe Mona Lisa? Ajo u gjet dy vjet më vonë, në vitin 1913, në Firence. Hajduti nuk ishte Pieret i varfër, por italiani Vincenzo Peruggia, i cili donte ta kthente pikturën në Itali.

Qeni i Pikasos

Picasso kishte një qen të quajtur Lump. Kur fliste për Lumpin e vogël, Picasso-s i pëlqente ta përcaktont­e: “Ai nuk është qen dhe as njeri i vogël. Është diçka tjetër”. Sipas asaj që lexojmë në librin “Picasso & Lump: a Dachshund’s Odyssey”, shkruar nga fotografi i famshëm amerikan, David Douglas Duncan, më 19 prill 1957 fotografi shkoi për të vizituar Maestron në vilën e tij “Le Californie” në Kanë. E shoqëron një qen, i adoptuar një muaj më parë, Dachshund Lump.

Sapo hyn në studion e Pikasos, mes artistit dhe qenit lind dashuria. Lump merr në zotërim shtëpinë, ai fillon të marrë në zotërim të gjithë divanet e shtëpisë.

Personazhi i qenit godet menjëherë artistin, i cili në të njëjtën ditë e përjetëson, duke e portretizu­ar në një pjatë qeramike. Kur vjen koha për të shkuar në shtëpi me fotografin, Lump refuzon të ndjekë Duncanin dhe që nga ajo ditë, ai bëhet shoku më i ngushtë i Pikasos.

Lump spikat në 15 nga 44 studiot e serialit “Las Meninas”, frymëzuar nga kryevepra e Diego Velazquez. Lump qëndroi në krah të Picasso për gjashtë vjet. Në vitin 1963, një sëmundje e shtyllës kurrizore e detyroi fillimisht t’i nënshtrohe­j trajtimit veterinar në Kanë, më pas u transferua - falë këshillave të Duncan-it - në Gjermani, ku mund ta kishin trajtuar në mënyrë më efektive dhe t’i shpëtonin jetën, pavarësish­t se kishte arritur të mposhtte të keqen që e goditi, qeni nuk e pa më kurrë Pikason.

Mallkimi

Pablo Picasso kishte shumë gra, dy gra zyrtare dhe shumë të dashura, dhe u kontestua për qëndrimin e tij shovinist mashkullor. Gruaja e parë Olga Kolkova u çmend, Marie-Therese Walter u vetëvar, Dora Maar pësoi një lodhje të tmerrshme që i mori jetën, ndërsa gruaja e dytë Jacqueline Roque qëlloi veten.

Jo vetëm artist, por edhe poet

Pablo Picasso u thoshte miqve të tij se edhe ai e konsideron­te veten poet.

Migrena

Sipas neuroshken­cëtarit holandez, Michel Ferrari, origjina e pikturave kubiste të Pablo Picasso-s ishte migrena: fytyrat e prera vertikalis­ht dhe disproporc­ionet relative do të ishin për shkak të vizioneve të “thyera” të pacientëve me aurë vizuale, patologji nga e cila ndoshta vuante.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania