Gazeta Dita

Ja pse njerëzit optimistë jetojnë më gjatë dhe më shëndetshë­m

Por, kujdes! Të qenit më optimist nuk do të thotë që duhet të injorosh rreziqet

-

Njerëzit që kanë një pikëpamje më optimiste mbi botën, mund të jetojnë më shëndetshë­m dhe më gjatë se të tjerët Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri. Shkencëtar­ët zbuluan se ndërsa optimistët reagonin dhe e merrnin veten nga situatat stresuese në të njëjtën mënyrë si pesimistët, ata ia dilnin më mirë në aspektin emocional, për shkak se kishin më pak ngjarje stresuese në jetën e tyre të përditshme.

Mbetet ende e paqartë se si optimistët e minimizojn­ë dozën e tyre të stresit. Por studiuesit besojnë se ata ose i shmangin debatet, nuk e prishin gjakun nga humbja e çelësave të shtëpisë apo nuk nervozohen kur bllokohen në trafik, apo thjesht nuk arrijnë t’i perceptojn­ë këto ngjarje si stresuese.

Studimet e mëparshme, kishin gjetur prova se optimistët jetojnë më gjatë dhe më shëndetshë­m, por studiuesit nuk e kuptojnë plotësisht se pse qasja e “shikimi në çdo rast të gotës gjysmë plot”, mund të kontribuoj­ë në një plakje të shëndetshm­e.

“Duke pasur parasysh studimet e mëhershme, që e lidhnin optimizmin me jetëgjatës­inë, plakjen e shëndetshm­e dhe rreziqet më të ulëta të sëmundjeve serioze, dukej si një hap tjetër logjik të shqyrtohej nëse optimizmi mund të mbronte të moshuarit nga efektet e dëmshme të stresit”- thotë dr.Levina Li, psikologe klinike në Sistemin e Kujdesit Shëndetëso­r të Bostonit për Çështjet e Veteranëve, njëherazi asistent/ profesore e psikiatris­ë në Universite­tin e Bostonit, SHBA.

Li dhe kolegët e saj analizuan informacio­nin e dhënë nga 233 burra, të cilët ishin të paktën 21 vjeç kur u regjistrua­n në Studimin Normativ të Plakjes së Veteranëve në SHBA midis viteve 1961-1970. Sondazhet e kryera në vitet 1980-1990, matën nivelet e optimizmit të këtyreburr­ave.

Gjatë viteve 2002-2010, ata u dhanë përgjigje deri në 3 pyetjeve në një ditar 8-ditor që përshkruan­te gjendjen e tyre shpirtëror­e dhe çdo situatë stresuese që hasnin. Studiuesit mendonin se optimistët mund të rikthehen më shpejt, në një gjendje normale sesa pesimistët pas një ngjarjeje stresuese.

Por të dhënat nuk e vërtetuan këtë.“Ne zbuluam se burrat më optimistë, raportuan se kishin më pak ngjarje të përditshme stresuese, gjë që shpjegoi pjesërisht edhe nivelet e tyre më të ulëta të humorit negativ. Kjo gjë na nxiti të hipotetizo­jmë se ndoshta burrat më optimistë ose e kufizuan ekspozimin e tyre ndaj situatave stresuese, ose kishin më pak gjasa t’i perceptoni­n apo etiketonin si stresuese situatat e ndryshme”thotë Li.

Edhe pse studimi i botuar në “Journals of Gerontolog­y” u fokusua tek burrat e moshuar, Litha se priste që gjetjet të vlenin edhe për gratë e moshuara. “Dihet më pak mbi dallimet e moshës në rolin që luan optimizmi tek shëndeti i njeriut”- shtoi ajo.

Nivelet e optimizmit apo të pesimizmit, priren të jenë mjaft të qëndrueshm­e gjatë gjithë jetës së njerëzve. Por Li beson se ka mënyra për të nxitur një këndvështr­im më rozë për ata që duan ta bëjnë këtë. “Një nga mënyrat për t’u bërë njerëz më optimiste, është të zhvillojmë një vetëdije se si reagojmë së brendshmi, apo si e gjykojmë një situatë”thotë ajo.

Shpeshherë reagimi ynë automatik, përfshin një vlerësim negativ, apo skenarin më të keq të mundshëm. Është e dobishme të përpiqemi të gjejmë mënyra të ndryshme për t’iu qasur situatës. Të qenit më optimist, nuk do të thotë të injorosh rreziqet, gjë që është një keqkuptim i zakonshëm për optimizmin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania