Gazeta Dita

Pse nuk i rezistojmë dot celularit tonë, as në praninë e të tjerëve?

-

Sot afro 3.8 miliardë njerëz ka një smartfon, ose gati 50 për qind e popullsisë së botës. Për shumë njerëz, është e qartë se varësia ndaj këtyre pajisjeve, po shkakton sjellje të gabuara sociale. Si për shembull mania për t’u marrë me telefonin në mesin e një bisede me dikë, apo ndërsa darkoni me një grup miqsh. Por pse ndodh kjo? Një studim nga studiuesit në Universite­tit Norvegjez të Shkencës dhe Teknologji­së, identifiko­i 3 arsye të mundshme pse njerëzit kontrolloj­në smartfonët e tyre edhe në praninë e të tjerëve. Përparimet në teknologji, si shpikja e aplikacion­eve, e kanë bërë më të lehtë për njerëzit që të kontrolloj­në punën dhe gjërat personale që të gjitha në një pajisje. Për studimin, studiuesit vizituan disa kafene dhe intervistu­an 52 persona, duke i pyetur ata specifikis­ht mbi përdorimin e pajisjeve të tyre inteligjen­te dhe ndërveprim­in e tyre me të tjerët. “Ne u fokusuam ekskluzivi­sht tek njerëzit që dukej se e njihnin njëri-tjetrin që më parë, dhe që takoheshin për qejf me njëri-tjetrin. Për më tepër, ne vëzhguam 108 takime të tjera në distancë”- thotë Marian Skar, doktorante në Departamen­tin e Sociologji­së dhe Shkencave Politike.

Studiuesit zbuluan se një nga arsyet pse shumë njerëz e përdorin telefonin e tyre para të tjerëve, është për të kontrollua­r mediat sociale, e–mailin ose një bisedë me mesazhe me një person tjetër. Normalisht, një ndërprerje e tillë e komunikimi­t, do të konsideroh­ej si një sjellje pa takt nga personi fizikisht i pranishëm. Por studiuesit zbuluan se një shpjegim i shpejtë për pauzën gjatë bisedës, para përdorimit të telefonit cilësohej si një gjest i sjellshëm dhe i pranueshëm. Arsyeja e dytë pse njerëzit i përdorin smartfonët e tyre, është shmangia e bisedës me personin përballë.

Një person mund të nisë të merret me telefonin e tij, për t’i sinjalizua­r tjetrit që ka përballë se është i zënë, ose të pretendojë se duhet t’i përgjigjet një telefonate, edhe pse në fakt nuk po bie zilja e telefonit. “Smartfoni ofron një mundësi për pushim nga ndërveprim­et sociale ballë për ballë”thotë Henriksen.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania