Gazeta Dita

NJË MARRËZI BRUTALE

- Nga ANDERS ASLUND

Lufta e presidenti­t rus Vladimir Putin kundër Ukrainës, po rezulton të jetë një marrëzi e jashtëzako­nshme dhe tejet brutale. Ukrainasit thonë se kanë nxjerrë jashtë luftimit 50 nga 120 grupet taktike të batalionev­e ruse të dislokuara në Ukrainë; ndërsa Rusia ka vetëm 170 grupe të tilla në total. Ukraina ia detyron suksesin e saj në zmbrapsjen e forcës ushtarake konvencion­ale ruse, jo vetëm heroizmit dhe aftësive të ushtarëve të saj, por edhe korrupsion­it të shumë-përhapur të regjimit të Putinit. Ushtria ruse ka vite që po kalbet nga brenda. Ky dështim është edhe më i dukshëm, sepse Putini ka krijuar një shtet që ekziston vetëm për luftë, ashtu si Sparta e lashtë. Pikat më kulmore të ekzistencë­s së tij 22-vjeçare kanë qenë një luftë 5-ditore kundër Gjeorgjisë së vogël në gushtin e vitit 2008, dhe aneksimi i Krimesë në marsin e vitit 2014. Por sulmi i dështuar ndaj Ukrainës i ka dhënë fund iluzionit. Në vend të një lufte të vogël dhe e shpejtë që synonte, Vladimir Putini po përballet tani me diçka të ngjashme me luftën katastrofi­ke RusiJaponi të viteve 1904-1905, kur disfata e Rusisë shkaktoi një revolucion. Tashmë Putini nuk mund ta qeverisë dot Rusinë në asnjë kuptim konvencion­al. Që nga viti 2003, ai e ka sabotuar sistematik­isht punën e të gjitha institucio­neve shtetërore – duke eliminuar proceset demokratik­e, parimet e kontrollit dhe balancës, dhe shtetin e së drejtës – dhe ka instaluar në vend të tyre një kleptokrac­i autoritare. Ai dhe një elitë e ngushtë miqsh të tij, kanë vjedhur në një shkallë epike, duke mos bërë asgjë për qytetarët e thjeshtë të Rusisë. E gjithë godina e brishtë e shtetit rus, varet tani tërësisht nga shtypja në rritje. Që nga viti 2012, Putin nuk ka treguar asnjë interes për zhvillimin ekonomik të Rusisë. Ekonomia nuk është rritur që nga vendosja e sanksionev­e të Perëndimit në vitin mbi “sindromën post-perandorak­e” që do të mishëronte Putini. Ajo rrugë do të çonte vetëm në shkatërrim. Dhe në fakt kështu po ndodh. Në një kohë kur ekonomia ruse po rimëkëmbej pas çmontimit të kontrollit të centralizu­ar sovjetik, Gaidar shprehur shqetësimi­n e tij, se hidhërimi për rënien e Bashkimit Sovjetik, do të çonte në një autoritari­zëm revanshist. Ai pa shumë paralele midis sundimit të Vladimir Putinit dhe regjimit nazist në Gjemani:“Pak njerëz e kujtojnë sot, se simbolet e shtetit perandorak u rivendosën në Gjermani vetëm 8 vjet pas rënies së perandoris­ë, në vitin 1926, dhe në Rusi pas 9 vjetësh, në vitin 2000”. Duke iu përgjigjur deklaratës së famshme të Putinit, që e cilëson shpërbërje­n e Bashkimit Sovjetik si “tragjedia më e madhe gjeopoliti­ke e shekullit XX”, Gaidar paralajmër­oi se “përpjekja për ta bërë Rusinë sërish një perandori, do të thotë të rrezikosh ekzistencë­n e saj”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania