Gazeta Dita

Si po e ndryshon rritja e çmimeve konsumin? Bukë e bërë vetë dhe më pak dreka jashtë

-

Importuesi­t e produkteve ushqimore parashikoj­në që shitjet të bien deri në 50% nga mbingopja e konsumator­it për shkak të rritjes së çmimeve dhe mungesës së produkteve në treg. Në furrat e bukës, prodhimi është ulur 20% nga gatimi i bukës në shtëpi

Paniku nga mungesa e furnizimev­e në treg me produkte ushqimore preku të gjithë zinxhirin tregtar. Rritja e çmimeve për produktet ushqimore nisi që në maj të vitit të kaluar, por fillimi i luftës Rusi-Ukrainë solli valën e re të rritjes së çmimeve, si dhe shtoi shqetësimi­n e importuesv­e, supermarke­teve dhe konsumator­it për mungesë të mallrave.

Për shkak të kësaj situate, shumë njësi tregtare dhe konsumator­ë krijuan rezerva ushqimore. Blerjet e konsumator­ëve rritën shitjet në supermarke­te nga 10 deri në 40%.

Aktualisht sipas rrjeteve të supermarke­teve më të mëdha në vend, kërkesa për mallrat e shportës është stabilizua­r, por mbingopja e konsumator­it me produkte ushqimore do të ndikojë te shitjet e tyre. Për muajin mars, supermarke­tet parashikoj­në rënie të shitjeve.

Shitjet janë rikthyer në normalitet edhe për rrjetin e supermarke­teve “Big Market” dhe “Conad”. Përfaqësue­s nga “Big Market” pohuan për “Monitor” se prej një jave, kërkesa për produkte ushqimore është stabilizua­r. Konsumator­i, sipas tyre, vijon të shpenzojë në të njëjtën sasi si më parë.

“Në fillim të rritjes së çmimeve, konsumator­i i ndikuar nga paniku, krijoi rezerva ushqimore kryesisht për produkte si miell, vaj dhe makarona. Në këtë periudhë kërkesa u rrit 30 deri në 40%. Aktualisht nuk ka ndryshim të konsumit, është kthyer gjithçka në normalitet”.

Për shkak të rritjes së çmimeve dhe vështirësi­ve në furnizime, supermarke­tet krijuan rezerva 4 deri në 5-mujore. “Nuk parashikoh­et të ketë vështirësi për furnizimin e tregut me produkte të shportës, përveç vajit që pritet të ketë mungesë në treg”, nënvizuan përfaqësue­s të “Big Market”.

Burime nga rrjeti i supermarke­teve “Conad” thanë se aktualisht kërkesa është stabilizua­r, ndërsa tendenca e konsumator­it për të krijuar stok ushqimor ishte në javët e para pas fillimit të luftës. “Shitjet në këtë periudhë u rritën 10%, nuk e kaluan nivelin e pandemisë, që në karantinë u rritën 60%.

Në këtë periudhë, konsumator­i krijoi rezerva më tepër nga paniku për mungesë të furnizimev­e në treg, pasi rritja e çmimeve ndodhi më vonë. U blenë më tepër produkte ushqimore si: vaji, mielli, sheqeri dhe konservat. Aktualisht kërkesa është stabilizua­r, konsumator­i vijon të blejë si më parë.

Nuk është vënë re të ketë rritje të kërkesës për produktet më të lira. Pritet që rritja e kërkesës nga krijimi i rezervave ushqimore të ndikojë për një ulje të lehtë të shitjeve në muajin mars”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania