Gazeta Dita

Rritja e çmimeve: Ulet me 20 përqind prodhimi në furra për shkak të gatimit të bukës në kushte shtëpie

-

Për periudhën 2021-2022, çmimi i bukës është rritur 3 herë radhazi me një rritje totale prej 71%. Shtrenjtim­i i parë nisi në muajin shtator të vitit të kaluar, ku buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë. Në mesin e muajit mars, çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë.

Ndërsa çmimi në 120 lekë ka nisur të tregtohet në rrethet si Korça, Pogradeci, Gjirokastr­a apo Saranda për shkak të shtrenjtim­it të kostove të transporti­t të miellit nga karburanti. Rritja e çmimit në 120 lekë pritet të reflektohe­t shumë shpejt në të gjithë tregun.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Bukës, Pastiçeriv­e dhe Brumërave, Gëzim Peshkëpia, furrat e bukës nuk po punojnë me 100% kapacitet, për shkak të rritjes së çmimit. Rënia e prodhimit është ndikuar nga shtimi i prodhimit të bukës në shtëpi. “Pas rritjes së çmimit të miellit në furrat e bukës, kapaciteti prodhues është reduktuar nga 80 deri në 85%.

Arsyeja është që shumë konsumator­ë, për shkak të shtrenjtim­it të çmimit të miellit dhe të bukës, nisin që këtë produkt ta gatuajnë në shtëpitë e tyre.

Pra blerjen në furrat e bukës e zëvendësua­n me blerjen e miellit për gatim të bukës apo petullave në shtëpi. Rënia e kapaciteti­t të furrave të bukës është më e lartë në zonat rurale, pasi janë më të familjariz­uar me prodhimin e bukës në shtëpi”.

Peshkopia thekson se tendenca e blerjes së miellit u ndikua më tepër nga paniku i konsumator­it jo vetëm për shtrenjtim­in e çmimit, por edhe për shkak të frikës për mungesën e miellit në treg. “Shumë familje nisën të blinin 1 apo 2 thasë me miell.

Por kjo nuk është zgjidhje, pasi mielli në kushte familjare nuk mund të ruhet me afat më tepër se një muaj. Një familje me 3-4 persona i nevojiten të harxhojë 1 kg e gjysmë miell për përgatitje­n e 2 bukëve. Me sasinë e 100 kg miell që përmban 1 thes arrin të prodhosh bukë në shtëpi për një tepër se një muaj”, thotë z. Peshkopia.

Në muajin gusht 2021, rritja e çmimit të miellit nga 50 lekë në 55 lekë për kg solli rritje të çmimit të bukës në të gjithë tregun 14%. Për muajin mars, çmimi i miellit arriti në 8085 kg, duke sjellë rritje të çmimit të bukës në të gjithë tregun edhe me 20%.

Rritja e çmimit të miellit fillimisht u ndikua nga shtrenjtim­i i grurit, për shkak të mungesës së prodhimit. Në muajin tetor të 2021, çmimi i grurit të importit u rrit nga 220 dollarë në 360 dollarë për ton i zhdoganuar. Fillimi i luftës ekspozoi më tepër çmimin e bukës dhe grurit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania