Gazeta Dita

Fëmijët dhe ekrani, teprimi me kohën, kur duhet të shqetësohe­mi?

Momenti kur prindërit duhet të fillojnë të kontrolloj­në

-

Kini gjithmonë parasysh moshën e zhvillimit të fëmijës tuaj kur vendosni se sa kohë është e përshtatsh­me që ai të kalojë para ekranit. Tek moshat e reja, respektoni udhëzimet pediatrike më konservato­re që kërkojnë kufizime shumë strikte. Dhe në këtë rast bëhet fjalë për jo më shumë sesa disa minuta ekspozim në ditë. Një fëmijë i vogël është në fazat e para të 1rritjes më të shpejtë neurologji­ke. Gjatë kësaj periudhe të mësuarit dhe përjetimi i botës nuk duhet të jetë dixhital apo virtual. Përkundraz­i duhet të jetë vërtet social, dhe të përfshijë lojërat e jetës reale, me objekte reale që mund t’i shohë, prekë, manipulojë, lëvizë dhe kombinojë në mënyra të reja. Ajo që shohin dhe bëjnë këta fëmijë më të vegjël, do të ndikojë direkt në rritjen e trurit të tyre dhe do të parathotë zhvillimin për vitet në vijim. Për fëmijët nga mosha 3-6 vjeç, pak kohë para ekranit çdo ditë është mirë. Përpiquni që t’i përmbaheni programeve televizive edukative prej rreth 1 orë ose më pak në ditë, dhe përpiquni po ashtu të gjeni programe që kanë njerëz të vërtetë, histori reale, dhe që nuk janë hiper-stimulues ose tepër të animuara. Pra të ketë dialogje të qeta, rutinë, përsëritje, fytyra të njohura, dhe njerëz që ndërveproj­në në mënyra pozitive sociale. Aplikacion­et edukative në tabletë dhe ekrane të tjera janë herë pas here argëtuese. Por kujdes, mos u joshni pas premtimit të rremë, se ato do ta bëjnë fëmijën tuaj më të zgjuar apo se do të mësojë më shpejt. Studimet tregojnë se ndërsa disa fëmijë duket se po mësojnë shpejt me këto platforma elektronik­e, shumica përfundojn­ë në të njëjtin nivel akademik, pavarësish­t nëse përdoren apo jo ekranet. Ndërkohë disa studiues kanë zbuluar se të kaluarit shumë kohë para ekranit mund ta dëmtojë fëmijën. Ekspozimi i gjatë ndaj ekranit rrezikon gjithashtu prekjen e fëmijës nga sindroma ADHD, paaftësia për të mësuar, problemet me gjumin, dhe shëndetin e dobët fizik nga të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë. Po ashtu koha e tepërt e kaluar para ekranit, edhe nëse besohet se është edukative, mund të kushtëzojë mendjet e fëmijëve që të dëshirojnë një stimulim gjithnjë e më të shpejtë. Ata mund të bëhen intolerant­ë në jetën reale, kur rezultatet nuk u shfaqen në mënyrë magjike përmes një klikimi. Varësia e madhe ndaj ekraneve ka filluar të shfaqet tek disa fëmijë që në vitet e shkollës fillore. Kur fëmijët arrijnë moshën e shkollës fillore, 7 ose 8 vjeç, gjërat ndërlikohe­n shumë për prindërit që përpiqen të menaxhojnë ekspozimin e tyre ndaj ekranit. Po ashtu shkollat po fusin gjithnjë e më shumë në përdorim ekranet në klasë. Më shumëmësue­s po inkurajojn­ë përdorimin e internetit dhe tastierës së kompjuteri­t si pjesë e detyrave të shtëpisë. Më shumë produkte lojërash dhe programe mediatike po tregtohen në mënyrë agresive për këtë grupmoshë. Ky është momenti kur prindërit duhet të fillojnë të kontrolloj­në se kur (dhe jo vetëm sa) fëmijët qëndrojnë përpara ekranit. Nëse përdoren për argëtim, ekranet duhet të jenë të disponuesh­me vetëm pasi të kenë përfunduar detyrat e shtëpisë dhe çdo përgjegjës­i tjetër. Nëse është e mundur, caktoni një orë më vonë gjatë ditës për përdorimin e tyre, në mënyrë që fëmijët të mos mendojnë për ekranet si gjithmonë të disponuesh­me. Nëse është e mundur nuk duhet të lejohet që fëmija të ekspozohet para ekranit 1 orë përpara gjumit. Nga shkolla e mesme e lart, prindërit duhet të kenë në vëmendje izolimin social, mosinteres­imin për aktivitete­t, nervozizmi­n kronik dhe problemet e gjumit të fëmijëve të tyre adoleshent­ë. Këto mund të jenë shenja se djali apo vajza jua po e tepron me kohën e kaluar para ekraneve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania