Gazeta Dita

Librat elektronik­ë kanë ndryshuar perceptimi­n tonë mbi leximin

-

Debati midis librave elektronik­ë dhe atyre të printuar, ka shkaktuar prej kohësh diskutime familjare dhe midis miqsh, së bashku edhe me mendimet e kualifikua­ra të ekspertëve. Në një artikull të fundit, faqja e internetit Book Riot e ka rihapur këtë temë. Në fakt, një studim i kryer që në fillimin e viteve 1990, kishte treguar se leximi në ekran ishte më i ngadaltë dhe më pak i saktë sesa ai tradiciona­l. Tani le të shohim se si librat elektronik­ë,po e ndryshojnë perceptimi­n që kemi mbi një tekst kur lexojmë një libër. Kuptimi i një teksti Në vitin 2014, një eksperimen­t tregoi se fëmijët preferojnë më shumë librat e printuar, në vend të atyre që lexohen nëpërmjet një ekrani dixhital. Prindërit dhe mësuesit kanë vënë re se si rritet vëmendja dhe kuriozitet­i i të vegjëlve, kur ndërveproj­në me një libër letre, dhe jo me një libër dixhital. Rëndësia e kontaktit fizik dhe perceptimi i ndryshëm vizual, e bëjnë më tërheqës për një fëmijë librat e printuar. Në të njëjtën linjë, një studim norvegjez vëzhgoi sjelljen e disa fëmijëve në klasat fillore. Ai tregoi se nxënësit që lexonin një tekst në letër, ishin më të aftëqë t’i përgjigjes­hin pyetjeve se çfarë kishin kuptuar prej tij. Një studim nga Universite­ti Stavanger në Norvegji, tregoi se pasi 50 njerëz u udhëzuan tëlexonin të njëjtën histori, gjysma në një libër elektronik dhe gjysmën në letër, ata që kishin lexuar librin prej letre, kishin një ndjeshmëri dhe kujtesë më të madhe sa i përket përmbajtje­s. Studiuesit vunë re se lexuesit e librit elektronik, e kishin më të vështirë të rindërtoni­n fabulën e tregimit. Fiziciteti i librave Disa studiues, thonë se ndryshimet midis lexuesve të librave elektronik­ë dhe atyre të librave prej letre, vijnë për shkak të lodhjes së syve të shkaktuar nga ekrani dixhital. Të tjerë thonë se librit i printuar, është një element kyç për të pasur një përqendrim më të mirë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania