Gazeta Dita

PSE PO ARMATOSET RËNDË SERBIA?

- Arber Zaimi

Gjashtë aeroplanë të mëdhenj Y-20A nga ushtria kineze çonin armë dje në Beograd. Gjashtë të tjerë po shkojnë edhe sot. Bëhet fjalë për sisteme raketore tokëajër FK-3/HQ-22 që Kina po i dërgon në Serbi. Serbia është vendi i parë në kontinenti­n evropian që importon sisteme armatimi kineze.

Në javët e fundit në Kinë te revistat e doktrinës ushtarake shumë strategë e studiues kanë ngritur shqetësimi­n se teksa armatimi kinez është modern, ai është i pa-testuar në luftë reale, siç po testohen vazhdimish­t armatimet amerikane, turke etj. A do t’ua japë Serbia shansin e testimit armëve kineze? Ndërsa sot ministri serb i punëve të jashtme, Nikolla Selakoviq foli në telefon me ministrin kinez Uang Ji, ku e garantoi për “miqësi të çeliktë” mes Serbisë dhe Kinës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dje deklaroi se edhe dronët “Bajraktar” ua ka premtuar Turqia.

Ndërkohë me një votë në OKB, ku edhe ashtu shumica ishte e ditur paraprakis­ht se si do të votonte, pra me një votë të panevojshm­e, Serbia “bleu” fotografin­ë e ambasadori­t të saj me presidenti­n amerikan, Bidenin. Ndërsa lavdërimet e kryeminist­rit të Shqipërisë, Ramës, Serbia në twitter i mori falas, si bonus i padëshirua­r në supermarke­t.

Pse po armatoset kaq intensivis­ht Serbia? Do të na shpjegojë dot ndonjë gjë folk-realisti dhe turbo-postmodern­isti Ed Rama në twitter a në fb?

Shqipëria është në KS të OKB dhe do të mund ta neutralizo­nte politikën e Serbisë atje, po të donte. Është për të ardhur keq që Serbia një votë të panevojshm­e në Asamble e shet kaq shtrenjt, ndërsa Shqipëria votën dhe prezencën e saj aq të rëndësishm­e në Këshill të Sigurimit e shet fare lirë, në mos po e jep falas.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania