Gazeta Dita

“Pushtues!”-Kush të pranon ty kryetar?!”: Zbardhet debati i ashpër Berisha-Alibeaj në PD

-

Ka patur debate të forta mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt mbledhja e Grupit Parlamenta­r të PD-së. Ish-kryeminist­ri i ka kërkuar llogari kryetarit të komanduar se përse e quajti “pushtues”. Berisha mësohet t’i ketë thënë Alibeajt se demokratët që pranojnë atë kryetar partie nuk janë as sa gishtat e njërës dorë.

Ndërkohë, Alibeaj është shprehur se Berisha u soll si pushtues me selinë e PD-së, gjë që ka acaruar jo pak ish-kryeminist­rin, i cili ka kërkuar llogari edhe për kërkesën e Alibeajt ndaj Gjykatës së Apelit për të njohur ndryshimet e Kuvendit të PD në 18 dhjetor 2021, të cilat ndër të tjera përjashtoj­në automatiki­sht nga partia personat e shpallur “non grata”. Ky vendim godet direkt Berishën dhe nëse gjykata e pranon ta shqyrtojë fillimisht dhe ta miratojë më pas, ai përjashtoh­et nga PD edhe pse drejtimin e saj e mban Komisioni i Rithemelim­it sipas vendimit të mëparshëm të gjykatës që njohu ndryshimet e statutit të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

“Vendimi i gjykatës mendoj se është i paligjshëm, kur të flasë Apeli do e pranoj i pari. Ti pushtove selinë se s’ke kohë. Do të hiqesh si triumfator. Është i paligjshëm. Ai vendim nuk është i formës së prerë“, i tha Alibeaj-Berishës.

Në debat e sipër, mësohet se Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeaj si kryetar të Grupit Parlamenta­r të PD. Ndër të tjera në fjalën e tij Berisha ka theksuar se, Alibeaj po mbron interesat e Lulzim Bashës.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të regjistroj­ë ankesën e Enkelejd Alibeajt në emër të PD-së për të njohur ndryshimet e bëra në statutin e partisë më datë 18 dhjetor të vitit të shkuar.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania