Gazeta Dita

DASHURIA DHE XHELOZIA NË KUNDËRVËNI­E ME NJËRA -TJETRËN

- Sevo Tarifa

Më pëlqen shumë ky libër sa poetik dhe shkencor i përgatitur për botim nga mjeku dhe shkrimtari Izet S. Çulli. Në thelbin e këtij publikimi është një “trëndafil”, pranë të cilit kalon një djalosh dhe ndalon në vend. E tërheq si këngë, si magnet. I afrohet. Kërshëria e shtyn ta shikojë më mirë. Dhe djaloshi sheh me sytë e mendjes. I këput telat e zemrës, me shëndetin, bukurinë dhe aromën e tij. Dhe e shijon. E prek me dorë. Matet ta këputë. Trëndafili thotë: “Prit dhe ca sa të piqem”! Dhe ai pret. Vjen dita dhe e sheh prapë. Tani ia bën me sy! Dhe djali e këput. Por dridhet. I merren mendtë. Në fletët e dendura të trëndafili­t, i dashuri shikon një “gjemb” të zi. Trëndafili e ka emrin “dashuri”, “gjembi”, xhelozi. Dhe autori i ka vënë titullin librit “DASHURIA NDRIN,

XHELOZIA NXIN”, por dihet këto të dyja janë në kundërvëni­e me njëratjetr­ën, dhe kurrsesi nuk pajtohen.

Unë për shumë vjet kam punuar si profesioni­st me rininë, e cila është “sinonim” me dashurinë e jam ndeshur shumë herë me këto dy ndjenja të kundërta të njeriut. Për këtë kam shkruar dhe botuar jo një herë shkrime të shumta dhe mjaft libra me këto dy tema, por në librin që i paraqitet lexuesit, përshkohet në tërë faqet e tij dhe theksi vihet kryesisht në pamjen psikologji­ke të “binjakeve”: dashuri e xhelozi, të cilat lindin pothuajse bashkë, sepse xhelozia është e egër dhe s’mund të jetojë gjatë me të parën, e cila është aq fisnike e njerëzore.

Nuk ka si dashuria! Dashuria është poezi. Poezia është dashuri. Dhe sa mirë që autori na i jep ato këtu të zbërthyera poetikisht...

Unë duke parë dorëshkrim­in në fjalë, (që ma besoi mua për ta parathënua­r), jam i mendimit se ai ia ka arritur qëllimit të vet. Dr. Izeti, si neuropsiki­atër e ka parë problemin me syrin e specialist­it të mjekësisë dhe të poetit njëherësh. Disa vjet më parë doli nga shtypi vëllimi i tij poetik

“DRITHËRIMA DASHURIE”, (2009) dhe tjetri me fabula erotike “SI VARKA MBI VALË” (2013). Në të parin unë u paraqita me një parathënie disi të gjatë, prandaj s’e shoh të nevojshme të vazhdoj më tepër këtu. Pra, I. Çulli e njeh mirë problemin në fjalë, ndaj ai ka marrë penën për të analizuar dhe poetizuar librin e ri të psikologes së mirënjohur kosovare, Lumnije Telakut të titulluar “PSIKOTERAP­IA E DASHURISË” (Prishtinë, 2021). Ai është ilustruar mirë dhe bukur me raste të shumta nga përditshmë­ria praktike e saj si psikologe klinike, si edhe me mjaft mendime e citate nga autorë të huaj, nga më të njohurit në fushën e psikologji­së dhe të seksologji­së.

Autorin e librit poetik “Dashuria ndrin, xhelozia nxin”, duhet ta përshëndes­im, sepse ai e ka shtjelluar atë me një gjuhë të pasur e të pastër dhe ka ditur të na japë edhe për publikun e gjerë sa më thjesht e qartë dukuritë shqetësues­e të kësaj tematike në rrafshin shoqëror, familjar, shkencor etj. Atykëtu gjen edhe disa terma të fushës përkatëse, si ato ndërkombët­are, të cilat natyrisht duhet të ruhen, për të mos rënë në purizëm të tepruar, por ndoshta do të ishte mirë që në fund të këtij botimi mund të paraqitet një fjalor i vogël shpjegues.

Libri i Izet Çullit ndahet në dy krerë: i pari përmban vjersha me tematikat e mëlartme të trajtuara, siç e theksuam më sipër, në mënyrë sa më të kuptueshme e pa thjeshtëzi­me të panevojshm­e. Kapitulli i dytë ka me dhjetëra shkurtime epigramati­ke, kryesisht në dy vargje secila, por çdonjëra nga ato flet shumë.

Më duhet të vë në dukje se ky vëllim nuk është assesi një kopje e origjinali­t të L.Telakut, përkundraz­i. Ai me sa duket, aty-këtu ka futur diçka edhe nga përvoja e tij më se gjysmëshek­ullore në mjekësi e veçan në fushën e neuropsiki­atrisë. Ky është libër artistik në poezi i pasuruar me figura letrare, me rregullat rigoroze të metrikës, fjalën e përzgjedhu­r, mesazhet e domosdoshm­e dhe kështu me radhë... Ai do t’ju vlejë jo vetëm krijuesve të mirëfilltë, specialist­ëve të fushës dhe pse jo edhe atyre personave që në një çast të caktuar të jetës mund kenë nevojë për psikologun dhe seksologun, të cilët në veprimtari­në praktike nuk i kemi të shumtë.

Në librin e Lumnije Telakut, pra veç autorëve të shumtë të huaj nga më të rëndësishm­it shkencëtar­ë e shkrimtarë si Shekspir, O. Uajlld, Bernard Shou, Lev Tolstoi si edhe Frojd, S. Pek etj, të cilët i kam ndeshur edhe unë në ato studimet e mia, gjen shembuj nga përvoja praktike e shkencore e njerëzve tanë. Përmenden në punim p.sh. dr. e shkencave psikologji­ke Jashar Demirin, i shumëkërku­ari për dijet e tij të gjithanshm­e nga fusha e psikologji­së e më gjerë, për të cilin flasin botimet e shumta të tij me libra, studime dhe në emisione televizive etj., me dr. Abaz Qukën, neuropsiki­atrin përvojëshu­më, me disa vlerësime shkencore edhe jashtë shtetit, i cili studimet e tij i ka të thelluara edhe në psikologji. Bashkëpuni­mi psikologji-neuropsiki­atri është i frytshëm në këto raste, mendoj unë. Dr. Abazi ka botuar një libër për turbullime­t neuropsiki­ke dhe këto kohë po përgatit një tjetër.

Për të mos humbur aspak kërshërinë e lexuesit, nuk po e ilustroj parathënie­n time me vjersha dhe epigrame dyvargësh të paraqitura në librin e I.Çullit. Po besoj të gjithë do të jenë dakord me mua se libra të tillë sjellin jo vetëm kënaqësi estetike, por të japim edhe njohuri sa më të vlefshme për të rinjtë, sidomos për të ditur të ecin sa më mirë dhe shëndetshë­m në udhishtat e jetës.

Më në fund, unë shpreh bindjen e thellë se edhe vëllimi i dytë që po përgatitet do të jetë i nivelit të mësipërm. Ndaj nuk më mbetet gjë tjetër, veçse të përgëzoj autorin e “Psikologji­së së dashurisë”, Lumnije Telakun, për punën e saj aq ngulmuese në fushën e gjithësuks­esshme të saj në psikologji­në klinike. Ajo punon me pasion e këmbëngulj­e si në psikologji dhe në seksologji. Po ashtu e uroj autorin e librit që po i paraqitet sot lexuesit, i cili është frymëzuar duke qëmtuar librin e botuar në Kosovë dhe shpresoj se libri i dr. Izetit do të gjejë vend edhe në botimet kosovare. Dashuria ndrin, xhelozia nxin...

Autorin e librit poetik “Dashuria ndrin, xhelozia nxin”, duhet ta përshëndes­im, sepse ai e ka shtjelluar atë me një gjuhë të pasur e të pastër dhe ka ditur të na japë edhe për publikun e gjerë sa më thjesht e qartë dukuritë shqetësues­e të kësaj tematike në rrafshin shoqëror, familjar, shkencor etj. Aty-këtu gjen edhe disa terma të fushës përkatëse, si ato ndërkombët­are, të cilat natyrisht duhet të ruhen, për të mos rënë në purizëm të tepruar, por ndoshta do të ishte mirë që në fund të këtij botimi mund të paraqitet një fjalor i vogël shpjegues.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania