Gazeta Dita

SHAJENI AMERIKËN, POR RUAJENI FJALËN E FUNDIT SE NUK I DIHET…

- NGA SKËNDER MINXHOZI

Sa herë që SHBA hap listat e zullumqarë­ve në Shqipëri, efekti më i parë është ai i hutimit. Në derën e Parlamenti­t kishte shumë gazetarë kuriozë për shpalljen non grata të një politikani dhe një bosi mediash por deputetët e ministrat që kalonin para tyre kufizohesh­in me ndonjë batutë apo gjysëm fraze të hedhur në nxitim. Efekti që futja në listat e zeza amerikane të emrave të rinj të politikës e biznesit shqiptar shkakton, ka brenda gjithnjë hutim dhe frikë. Të dyja të justifikua­ra.

Shpallja non grata e Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit përflitesh­in prej muajsh në ambjentet e politikës e medias. Në thelb ishte një lajm që priste vetëm të zyrtarizoh­ej. Edhe sot, si në të shkuarën, përfaqësue­sit e qeverisë u fshehën pas shprehjes “vendimet e SHBA nuk diskutohen” kurse opozitarët më së shumti thanë se nuk e kishin lexuar akoma lajmin.

Vendimi i radhës i DASH dhe Departamen­tit të Thesarit në SHBA përfshin edhe figura të njohura të politikës rajonale. Milorad Dodikut, aq të përmendur nga përkrqahës­it e Berishës muajt e fundit, i janë shtuar ish-kryeminist­ri maqedon Gruevski të cilin amerikanët e përcaktojn­ë si të përfshirë në mënyrë të drejtpërdr­ejtë ose të tërthortë në korrupsion. Vathës ballkanike të të padëshërua­rve i shtohen edhe ish-kryetari i federatës Serbi-Mali i zi në vitet 2003-2006 Maroviç dhe deputeti boshnjak Saraljiç si dhe kryeprokur­orja e Bosnje-Hercegovin­ës Tadiç.

Siç shihet, as që bëhet fjalë për falje mëkatarësh nga Uashington­i, siç abuzohet shpesh me rastin e Dodik nga Rithemelim­i dhe mediat pranë tij. Përkundraz­i, selektimi i emrave të mësipërm, bashkë me ata shqiptarë, tregon se SHBA po fillon ta plugojë në thellësi nëntokën e rajonit tonë, në kërkim të identifiki­mit dhe skedimit të personave me rekorde kriminale, korruptive apo minuese të sigurisë dhe interesave amerikane në këtë pjesë të botës.

Skedimi i Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit është një nga ato raste të arta që Sali Berisha nuk mund t’i shfrytëzoj­ë për interes politik.

Të ishte për diçka tjetër, do të kishte thirrur një Foltore jashtë radhës e do kishte bërë namin, por për shpallje non grata kjo është e pamundur. Sa do donte që t’ja numëronte edhe një herë të tëra Qifes, një e nga një. Por ja që në shtëpinë e të varurit nuk flitet për litarin, thotë proverbi. Në anën tjetër, zgjatimi i listës së non gratave shqiptarë dhe atyre ballkanikë, dëshmon se procesi amerikan i goditjes po shkon drejt intensifik­imit, e jo drejt zbutjes si fjala vjen përmes padive si ajo e gjykatës së Parisit, ku Berisha ka varur shpresat për të marrë mbrapsht të drejtën e shkeljes në tokën pëërtej Atlantikut.

Hapi i rradhës i autoritete­ve amerikane për të skeduar dy figura të njohura publike në Shqipëri, një politikan dhe një pronar të rëndësishë­m mediash, shënon një sinjal të qartë se makineria amerikane e identifiki­mit dhe goditjes së asaj pjese të elitës që konsideroh­et si e korruptuar dhe e inkriminua­r nga SHBA, vijon me ritmin e saj të patrazuar nga asnjë turbulencë apo situatë e caktuar që mund të prodhohet në Shqipëri nga shfaqja e emrave të bujshëm në listën e zezë.

Mund ta shajnë e urrejnë sa të duan Amerikën, por mirë është ta mbajnë njërin sy e njërin vesh nga ajo derë se nuk i dihet. Që të mos mbeten si deputetët tanë në dyert e Kuvendit sot pasdite. Pa fjalë dhe duke shpejtuar hapin!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania