Gazeta Dita

BETEJA E DONBASIT SI AJO E KURSKUT

- Nga DANIEL DAVIS

Ukraina do të përpiqet të parandaloj­ë përpjekjen e rusëve për të rrethuar forcat e tyre në Donbas. Detyra e tyre do të jetë shumë e vështirë, por jo e pamundur. Ukraina nuk mund t’i tërheqë trupat e saj nga luftimet në Kharkiv ose Kherson, pasi një veprim i tillë do të linte zbuluar edhe më shumë territore, që mund të pushtohesh­in nga forcat ruse.

Por tani ukrainasit kanë mundësi të ripozicion­ojnë një numër të madh trupash që ishin në mbrojtje të Kievit, Chernihiv dhe Sumy, dhe t’i dërgojnë ato – së bashku me çfarëdollo­j rezervash strategjik­e që mund të ketë ende – për të përforcuar njësitë e tyre luftarake në Donbas.

Trupat ukrainase kanë avantazhin se kanë ndërtuar shumë fortifikat­a në këtë zonë që nga viti 2014, dhe ato mund ta bëjnë shumë të kushtueshm­e në armatime dhe jetë njerëzore çdo përpjekje të rusëve për ta çarë vijën e frontit. Megjithatë objektivat e Ukrainës për të parandalua­r çdo lloj përparim rus do të jenë të ndërlikuar­a, dhe kjo për disa arsye.

Së pari, rusët nuk janë të vetmit që kanë pësuar humbje të mëdha në trupa dhe armatime. Edhe forcat ukrainase kanë humbur gjithashtu shumë trupa dhe tanke. Prandaj efektivite­ti luftarak i ushtrisë ukrainase është më i vogël sesa kur nisi lufta.

Nuk dihet se sa viktima kanë pësuar trupat ukrainase dhe sa trupa të stërvitura kanë mbetur për të mbrojtur frontin në Donbas, pasi qeveria e Kievit ka vendosur një ndërprerje të raportimev­e për humbjet e trupave të veta.

Çdo ditë të kësaj lufte, Ukraina humbet një numër trupash të trajnuar që nuk mund t’i zëvendësoj­ë lehtësisht. Që të hidhet në kundërsulm, Ukraina duhet të krijojë grupe të tëra beteje me tanke të reja, artileri vetëlëvizë­se, dhe sisteme të mbrojtjes ajrore që aktualisht nuk ekzistojnë.

Do të duhet kohë për t’i trajnuar këto grupe – fillimisht si individë në tanket e tyre, më pas në nivelin e togës, dhe më pas si batalione – përpara se të kenë një shans të arsyeshëm që të mposhtin njësitë e blinduara ruse në terren. Nëse Ukraina i nxit trupat dhe pajisjet e reja të futen në një betejë pa u trajnuar si duhet, ata do të jenë shumë më pak efektive, dhe kësisoj do ta kenë më të vështirë që t`i ndalin rusët.

Beteja e madhe e Kurskut në vitin 1943, u shoqërua me një përpjekje të madhe të tankeve të ushtrisë gjermane për të thyer një linjë mbrojtëse të sovjetikëv­e. Këta të fundit shpenzuan disa muaj duke ngritur pozicione mbrojtëse të forta, dhe kishin grumbullua­r shumë përforcime, dhe zotëronin sasi të mëdha karburanti, ushqime dhe municione. Kur trupat e Hitlerit sulmuan, ato u dërrmuan dhe humbën dhjetëra mijëra trupa që nuk mund të zëvendësoh­eshin dot.

Edhe vetë sovjetikët pësuan humbje të mëdha, por u shkaktuan një disfatë të atillë gjermanëve, saqë këta të fundit nuk e rifituan kurrë aftësinë e tyre për të sulmuar, ndaj gradualish­t u dëbuan nga territori sovjetik. Beteja e Donbasit do të zhvillohet në një terren jo shumë të ndryshëm nga Beteja e Kurskut, dhe ka po aq shumë rëndësi në rezultatin përfundimt­ar të luftës.

Nëse trupat ukrainase do të jenë gjendje të ruajnë vijën e frontit dhe t’i shkaktojë humbje të rënda rusëve, forcat e Putinit mund ta humbasin aftësinë për t’u hedhur në sulm, dhe do të detyrohen të kalojnë sërish në mbrojtje.

Në këtë rast, lufta do të hynte në një fazë të re dhe potenciali­sht më të errët: një luftë edhe më e përgjakshm­e që në fund mund t`i shteronte burimet e të dyja palëve.

Pavarësish­t se kush do ta fitonte këtë luftë, trupat ruse dhe ukrainase do të pësonin humbje të rënda ushtarake, dhe infrastruk­tura civile do të dëmtohej përtej çdo lloj imagjinate.

Pas përfundimi­t të kësaj lufte, asnjëra palë nuk do të ishte në gjendje të hidhej në sulm me gjasë për muaj të tërë, pasi të dyja ushtritë do të detyrohen të rindërtojn­ë, zëvendësoj­në dhe ri-trajnojnë forcat e tyre.10

Një zgjidhje më praktike për të gjithë të përfshirët në këtë luftë, do të ishte të pranonin se kjo betejë e afërt do të jetë një betejë e egër me nivele shkatërrim­i që njerëzimi nuk i ka parë që nga Beteja e Kurskut e vitit 1943. Është e sigurt se nga kjo luftë nuk do të ketë fitues. Përkundraz­i, njëra palë do të humbasë më keq se tjetra.

Dhe realiteti i hidhur është se kjo luftë do të përfundojë me një zgjidhje të negociuar, dhe jo me një fitore ushtarake, pavarësish­t se si do të zhvillohet Beteja e Donbasit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania