Gazeta Dita

Ndërpritet subvencion­i i pandemisë për transporti­n urban, Shoqata: Shërbimi do përkeqësoh­et

-

Shërbimi i transporti­t urban në Tiranë pritet të përkeqësoh­et. Vendimi i qeverisë për të subvencion­uar 100 lekë për litër naftë sektorit të transporti­t urban pas shtrenjtim­it të karburante­ve në nivelet mbi 230 lekë për litër do të shoqërohet me ndalimin e dhënies të subvencion­it nga bashkia.

Për muajt mars-prill-maj që operatorët e transporti­t urban do të tërheqin subvencion­in e rritjes të çmimit të naftës, nuk do të marrin subvencion­in e Bashkisë të Tiranës për rënien e numrit të pasagjerëv­e nga pandemi e Covid-19.

Kryetari i Shoqatës të Transporti­t Kombëtar Qytetas Rixhin Qoshja tha për “Monitor” se mosdhënia e subvencion­imit të bashkisë do të përkeqësoj­ë cilësinë e shërbimit. “Mosdhënia e subvencion­imit të bashkisë për të kompensuar rënien e numrit të pasagjerëv­e sjell problemati­ka në shërbim, pasi ky vendim i vendoste operatorët e transporti­t urban për zbatimin e disa kushteve që nga numri i kilometrav­e që duhet të përshkruan­in.

Duke mos marrë subvencion­imin këta operatorë nuk janë të detyruar të përshkruaj­në kilometrat e përcaktuar­a. Për këtë arsye nuk do të ketë cilësi shërbimi”, pohon z. Qoshja. Shpërndarj­a e fondit me vlerë 1 milion euro për 11 operatorët e transporti­t urban kryeqyteta­s u miratua nga Bashkia e Tiranës në dhjetor të 2021. Shpërndarj­a e fondit kishte si qëllim kompensimi­n e rënies 55% të numrit të udhëtarëve në pandemi, sipas edhe studimit të GIZ për efektet e krizës në këtë sektor. Operatorët deri tani kanë tërhequr vetëm 1 këst. Kësti i parë u shpërnda me 2 muaj vonesë, ndonëse pritej të niste që në muajin janar. Shpërndarj­a e kompensimi­t do të jetë për periudhë 6 mujore me vlerë 200,000 lekë/ muaj për çdo operator.

Nga paketa e rezistencë­s sociale sektori i transporti­t urban do të mbështet me fondin 5 milion USD Fondi do të përdoret për të kompensuar 100 lekë/litër naftë të deklaruar si shpenzim pranë DPT, sipas një tavani mujor nevoje për secilin operator të transporti­t publik të udhëtarëve, qytetës, rrethqytet­ës e ndërqytetë­s të linjave, të licencuara nga DPSHTRR, MIE dhe Bashkitë, për një periudhë 3 mujore. Fondi do të shpërndahe­t direkt çdo muaj për subjektet e transporti­t nga tatimet. Në këtë periudhë të rritjes të çmimit të naftës operatorë kanë reduktuar 50-55% numrin e autobusëve, pasi nuk arrijnë të përballojn­ë shtrenjtim­in e lartë të karburante­ve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania