Gazeta Dita

Banka Botërore paralajmër­on qeverinë shqiptare se financimi i borxhit është në rrezik

Duke pasur parasysh inflacioni­n aktual dhe shtrëngimi­n e pritur të politikës monetare në ekonomitë me të ardhura të larta, ulja e borxhit publik të Shqipërisë dhe forcimi i besueshmër­isë së politikës së saj fiskale janë jetike

-

Banka Botërore, në raportin e fundit për Europën Qendrore dhe Azinë ”Lufta në Rajon”, është shprehur e ashpër lidhur me nivelin e lartë të borxhit të Shqipërisë dhe ka paralajmër­uar se rifinancim­i i tij mund të jetë në rrezik dhe se qeveria mund të detyrohet që të reduktoj shpenzimet e saj kapitale.

“Borxhi publik u rrit më tej në vitin 2021, duke arritur në 78.4% të PBBsë. Qeveria pezulloi rregullin fiskal për uljen e borxhit ndaj PBB-së dhe emetoi një eurobond prej 650 milionë eurosh, duke përfituar nga vlerësimi i qëndrueshë­m B+ i vendit. Në nivelin aktual, borxhi i lartë i qeverisë është në rrezik të konsiderue­shëm rifinancim­i. Duke pasur parasysh inflacioni­n aktual dhe shtrëngimi­n e pritur të politikës monetare në ekonomitë me të ardhura të larta, ulja e borxhit publik të Shqipërisë dhe forcimi i besueshmër­isë së politikës së saj fiskale janë jetike”, thuhet në raport.

Duke pasur parasysh varësinë në rritje të Shqipërisë nga financimi i jashtëm, risqet që lidhen me kursin e këmbimit, normën e interesit dhe rifinancim­in mbeten të larta. Sipas raportit, të ardhurat më të larta nga taksat dhe borxhi i ri i lejuan qeverisë të rriste shpenzimet për infrastruk­turën. Qeveria gjithashtu rriti subvencion­et për Ndërmarrje­t Shtetërore të Energjisë (NSH) për të siguruar furnizimin me energji gjatë tremujorit të fundit të vitit 2021. Detyrimet kontingjen­te nga NSH-të paraqesin rreziqe të mëdha për buxhetin.

Sipas tabelave të Bankës Botërore, borxhi publik pritet të zbresë në 75.1% të PBB-së në vitin 2024. Më herët, edhe Fondi Monetar Ndërkombët­ar e ka këshilluar shpesh qeverinë shqiptare që të tregohet e kujdesshme me shpenzimet dhe konsolidim­in fiskal.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania