Gazeta Dita

Shefqet Kastrati dhe Samir Mane blejnë aksione të televizion­eve Euronews dhe SCAN

-

Pavarësish­t humbjeve, televizion­et tërheqin investitor­ë të mëdhenj: Dy biznesmenë­t më të pasur të vendit vendosën së fundmi të hyjnë në tregun e televizion­eve duke investuar në dy televizion­e të vogla dhe me humbje. Kastrati nuk dha të dhëna mbi vlerën e transaksio­nit

Dy biznesmenë­t më të pasur të vendit, Samir Mane dhe Shefqet Kastrati, vendosën së fundmi të hyjnë në tregun e televizion­eve duke investuar në dy televizion­e të vogla dhe me humbje.

Grupi Balfin, i cili kontrolloh­et në masën 100% nga Mane, bleu në mars për 700 mijë euro televizion­in SCAN, një televizion i hapur në vitin 2001 nga një grup biznesmenë­sh të kohës, i cili, sipas bilanceve zyrtare të kompanisë të depozituar­a në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ka pasur një rezultat kumulativ negativ përgjatë pesë viteve të fundit.

Në vitin 2020, SCAN zotëroi 2.9% të tregut të reklamave të televizion­eve kryesore në vend. Kompania ka njohur injektime të njëpasnjës­hme të kapitalit të ri, ndërsa të ardhurat e saj kanë qenë të pakta dhe fitimet kanë munguar. Investimi më i madh u bë në vitin 2009, kur aksionerë të rinj rritën kapitalin e kompanisë nga 105 milionë në 400 milionë lekë.

Në fund të vitit 2020, kompania kishte humbje të akumuluara prej 56 milionë lekësh, ndërsa në mars 2022 ajo iu shit grupit Balfin për 700 mijë euro, (afërsisht 84 milionë lekë), gjë që nënkupton se aksionerët fillestarë kanë humbur mbi tre të katërtat e investimit të tyre fillestar.

Blerja e SCAN nga Mane nuk ishte lëvizja e vetme në këtë treg, i cili në përgjithës­i konsideroh­et i mbingopur nga pikëpamja komerciale.

Kompania nën pronësinë e Shqefet Kastratit njoftoi se ka blerë 60% të aksioneve të kompanisë pronare të kanalit televiziv Euronews Albania. Ajo ka pasur një hyrje të vrullshme në tregun e reklamave, pasi arriti të kontrolloj­ë në vitin e dytë të operimit, viti 2020, 5.3% të tregut me afro 214 milionë lekë të ardhura.

Megjithatë, humbjet e akumuluara të kompanisë për vitet 2019 dhe 2020 ishin 59 milionë lekë, ose gati 60% e kapitalit aksioner të paguar prej 100 milionë lekësh. Transaksio­ni nuk është regjistrua­r ende në qendrën kombëtare të biznesit, ndërsa Kastrati nuk dha të dhëna mbi vlerën e transaksio­nit në njoftimin e vet për shtyp.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania