Gazeta Dita

Ekzekutohe­t duke pirë kafe ‘i forti’ Nazim Bandula, dyshohet hakmarrja

-

Atentati i radhës trondit qytetin verior që në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Partizani”. 55-vjeçari ishte ulur në lokalin pranë shtëpisë, autorët me “Benz” të bardhë qëlluan me kallashnik­ov 13 herë, 6 nga plumbat i morën jetën Bandulës. Dyshohet për krim me pagesë, autorët s’lanë gjurmë. Më 2020 i hodhën në erë makinën. Pista të shumta hetimi, për shkak të së shkuarës. I akuzuar për vrasje me të vëllanë, trafik femrash dhe droge

Një emër i njohur i botës së krimit është bërë viktima e radhës e atentateve hakmarrëse në qytetin verior të Shkodrës. Sulmi fatal ndodhi mëngjesin e djeshëm, teksa viktima Nazim Bandula kishte dalë nga shtëpia e tij, për të konsumuar kafen e mëngjesit, në një nga lokalet e lagjes. Teksa qëndronte i vetëm në tavolinë, pranë banesës së tij, në lagjen “Partizani”, 55-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnik­ovi nga një mjet në lëvizje. Autorët ende të paidentifi­kuar, u larguan me shpejtësi nga vendngjarj­a, teksa dyshohet për vrasës me pagesë për nga mënyra e realizimit, pasi nuk kanë lënë as gëzhoja në vendngjarj­e, për të zhdukur gjurmët.

Bandula ngeli i vdekur në vend, ndërsa në vendin e ngjarjes mbetën pas vetëm njollat e gjakut. Ndaj tij u qëllua 13 herë, nga të cilat 6 prej plumbave e kanë prekur në pjesën e sipërme të trupit. Autorët sipas pamjeve filmike të kamerave të sigurisë dhe dëshmitarë­ve, po lëviznin me një mjet tip “Mercedes Benz” me ngjyrë të bardhë dhe xhama të zinj, duke zbrazur kallashnik­ovin në drejtim të 55-vjeçarit. Atentati është filmuar edhe nga një kamera sigurie në distancë, e cila nuk ka ndihmuar shumë hetuesit për zbulimin e autorëve.

55-vjeçari nuk ishte një emër i panjohur për policinë, ndërsa në pistat e hetimit janë të shumta, për shkak të së kaluarës së Bandulës në aktivitete kriminale Në të shkuarën Bandula ka qenë i përfshirë në trafik narkotikës­h, trafik armësh dhe prostituci­on. Po ashtu, hetuesit nuk përjashtoj­në edhe pistën e hakmarrjes, pasi në vitet 2000 Nazim Bandula bashkë me të vëllanë, Albanin, kanë qenë të akuzuar si të përfshirë në një vrasje pranë kinemasë në Shkodër, për shkak të një vajze. Tre vite pas kësaj ngjarjeje, Nazim Bandulës i është bërë atentat në aftësi të Bushatit.

Gjithashtu më 26 dhjetor të 2020, një sasi tritoli i ishte vënë mjetit tip fouristrad­ë “X5” të Bandulës, që ishte i parkuar pranë shtëpisë së tij, ku nga shpërthimi nuk pati të lënduar. Vetë viktima e djeshme tha për ngjarjen në atë kohë se nuk e kishte idenë se kush ia kishte vendosur tritolin, pasi nuk kishte konflikte. Në vitin 2012 ishte arrestuar pas një konflikti pronësie me vëllanë e tij, të cilin edhe e kishte kërcënuar me armë.

Bandula jetonte mes Shkodrës dhe Elbasanit dhe nuk ruhej dhe lëvizte lirshëm, edhe pse kishte konflikte të shumta për shkak të kaluarës së tij.

Dëshmitarë­t thanë se makina e autorëve kishte ngjyrë të bardhë dhe me xhama të zinj. Të gjitha gëzhojat kanë mbajtur në makinë pasi hetuesit nuk kanë gjetur asnjë në vendin e ngjarjes. Deri tani nuk është raporuar as për ndonjë makinë të djegur në periferi, siç veprohet në rastet e atentateve me pagesë nga grupet kriminale.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania