Gazeta Dita

Pritej të jepej vendimi për 4 atentatorë­t e dyshuar të Inez Hajrullës, dorëhiqen papritur nga çështja 2 gjyqtarët e Apelit

-

Tërhiqen nga një prej çështjeve të bujshme, dy gjyqtarët e Apelit të Vlorës, që ditën e djeshme pritej të jepnin vendimin, nëse do të ndryshohej masa e arrestit për 4 nga të akuzuarit si atentator të Inez Hajrullas dy vite më parë. Dy gjyqtarët Engert Pëllumbi dhe Laurant Fuçia, kanë kërkuar të dorëhiqen, por nuk kanë dhënë detaje mbi arsyen. I vetmi që nuk është dorëhequr ka qenë Sokol Ngresi, nga treshja gjykuese. Brenda seancës është bërë zëvendësim­i i trupës gjykuese, raportuan mediat vizive, ndërsa dy gjyqtarët e rinj kanë kërkuar kohë për tu njohur me aktet e Shkallës së Parë, ku po gjykohet çështja për të përcaktuar nëse kanë kaluar ose jo afatet. Seanca e radhës pritet të jetë data 21 Prill, në orën 13:00. Daut Elmazi, banues në Vlorë, Albano Goxhaj, banues në Fier, Dejvison Serjani, banues në Tiranë dhe Ardjan Ahmeti, banues në Tiranë, nëpërmjet avokatëve të tyre mbrojtës, kanë bërë kërkesë për ndryshim mase. Sipas burimeve nga gjykata, ata kanë kërkuar ndryshimin e masës së paraburgim­it në një masë më të lehtë, ndërkohë që shtyrja e seancës është bërë disa herë për arsye të ndryshme. Atentati i dështuar ndodhi më 10 maj të 2019, në lagjen «Uji i Ftohtë» në Vlorë, ku Inez Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal me shokët e tij. Hajrulla i shpëtoi atentatit, por u plagos rastësisht Dajko Cenodemaj, punonjës i Bashkisë, që po pinte kafe në Lungomare me disa miq. Autorët pasi u larguan, dogjën automjetin në Babicë të Vogël. Pista kryesore mbeti larja e hesapeve dhe hakmarrja për konfliktet e të kaluarës mes grupeve rivale në Vlorë. Kjo, sepse Hajrullës i ishin bërë disa atentate radhazi, ku një prej tyre, pesë vite më parë, e gjymtoi nga këmbët, pas hedhjes së fuoristrad­ës “ML” në erë me tritol. Hajrulla vetë ka qenë i akuzuar më parë për disa precedentë penale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania