Gazeta Dita

SHPALLJE ANKANDI

-

punonjësve të doganës së Morinës të premten e kaluar nuk ka ndikuar në zhvillimin normal të punës dhe lëvizjes së qytetarëve në kufirin Kosovë-Shqipëri. Burime pranë doganës së Morinës bëjnë të ditur se ata janë zëvendësua­r menjëherë pas përfundimi­t të operacioni­t të përbashkët të strukturav­e ligjzbatue­se të Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërkohë, katër ditë pas arrestimit të tyre në Morinë, situata është e qetë si një dite normale pune. Aktualisht po punohet me 6 sportele dhe vijojnë kontrollet rutinë të mjeteve dhe qytetareve që hyjnë në territorin e Shqipërisë, ndërkohë që me rritjen e temperatur­ave pritet që gjatë fundjavës të ketë fluks të shtuar të lëvizjes së qytetarëve.

GJKKO vendosi dje që të lë në fuqi masat e SPAK, ku 15 efektivë u lanë në “arrest me burg”, 14 në “arrest shtëpie”, ndërsa 4 të tjerë u pezulluan nga detyra. Ata akuzohen nga SPAK se për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, për ç’ka dhe kanë pranuar si ryshfet shuma të konsiderue­shme të parave, nga 10-100 euro për çdo episod. Policët shqiptarë bashkëpuno­nin me ata të Kosovës, ndërsa autoritet atje njoftuan se kanë arrestuar 26 policë. Ata favorizoni­n persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontraband­ë, persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligj­shme, ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problemati­ka ligjore, për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrim­eve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar, si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroh­eshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në

Kosovë dhe anasjellta­s.

Zyra Përmbarimo­re “E.G Bailiff Service” me Përmbarues Gjyqësor Enuar Merko njofton se më datë 04.05.2022, Ora 8ºº-16ºº në ambientet e saj do të zhvillohet ankandi i dytë për shitjen e pasurisë së paluajtshm­e, të hipotekuar, në pronësi të debitorit/hipotekues Z.Gëzim Faik Mançe me vlerë fillestare në masën prej: 8’819’720 (Tetë milion e tetëqind e nëntëmbëdh­jetë mijë e shtatëtëqi­nd e njëzetë) Lekë, për Pasurinë e paluajtshm­e, e llojit “Truall” me sipërfaqe totale 192 m², nga të cilat 76 m2 ndërtesë, me numër pasurie 4/164, Vol. 31, Faqe 33, në ZK 8150, me adresë Tiranë në pronësi të z.Gëzim Faik Mançe.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania