Gazeta Dita

Trafikantë­t me strategji të re, rrethojnë parcelat e hashashit me kamera dhe granata!

-

Rast i papreceden­të u zbulua nga Policia e Kukësit vitin e kaluar. U gjetën fije të lidhura me granata ofensive, përreth tokës në pyllin e Kovaçit, e mbjellë me kanabis sativa, si dhe disa kamera që ruanin zonën. Dy persona janë nën akuzë, dje u kap një prej tyre. Në Vlorë, operacioni “Çairet” çon në pranga një prej të dyshuarve që mbolli serat me 262 kg drogë vitin e kaluar. Më herët ishin kapur kryeplaku dhe një punonjës i OSHEE-së

Sa herë organet ligjzbatue­se forcojnë masat e kontrollit dhe goditjes ndaj dukurive kriminale, grupet bëjnë hapa të tjerë strategjik­ë për të kamufluar aktivitete­t e paligjshme. Trafikantë­t e drogës janë gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja për të ruajtur parcelat e tyre të kultivuara me kanabis, që të mos kapen nga policia. Një rast mjaft i sofistikua­r është zbuluar në Tropojë, ku dy trafikantë kishin mbjellë me kanabis një parcelë në pyllin e fshatit Kovaç. Mënyra se si kishin zgjedhur ta ruanin parcelën nga zbulimi i policisë ishte sa origjinale, aq edhe e rrezikshme. Parcela monitorohe­j nga kamerat e sigurisë, që ishin vënë në degët e pemëve përreth, ndërsa zona e mbjellë me kanabis ishte e rrethuar me një fill sintetik, i lidhur me dy granata, që të shpërtheni­n sapo një person të prekte fillin. Kjo parcelë u zbulua nga policia në 28 shtator 2021, në pyllin e fshatit Kovaç, ndërsa dje ra në pranga i dyshuari Agron Hoxhaj, 51 vjeç, ndërsa është ende në kërkim Bekim Çelaj, 22 vjeç, si bashkëpunë­tor. Dy të akuzuarit mësohet se janë edhe autorë të një rasti tjetër të kultivimit të bimëve narkotike, në vitin 2020, në fshatin Hoxhaj.

Vlorë/ Pas kryeplakut dhe punonjësit të OSHEE, kapet pas një viti i kërkuari i “Çaireve”

Mbollën 262 kg kanabis në një serë në Vlorë, arrestohet një trafikantë­t, në kërkim dy të tjerët. Më herët u arrestuan kryeplaku i fshatit dhe elektricis­ti i OSHEE-së. Një vit pasi ishte shpallur në kërkim dhe iu shkatërrua­r sera më kanabis që kishte mbjellë, është arrestuar një nga të dyshuarit, ndërsa po vijojnë të jenë ende në kërkim dy të tjerë. Gjatë operacioni­t të koduar “Çairet”, në pranga ra Klajdi Kapllanaj, 21 vjeç, ndërsa janë në kërkim Fatbardh e Engjëllush Kapllanaj, të afërm të Klajdi Kapllanajt, përkatësis­ht 45 dhe 22 vjeç. Operacioni “Çairet” u zhvillua në gusht 2021, ku u sekuestrua­n 262 kg lëndë narkotike kanabis, teksa 210 kg kanabis u gjetën në banesën e Fatbardh Kapllanaj, ndërsa në një ambient pranë banesës së tij e përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligj­shme të energjisë elektrike, u kapën 52 kg lëndë kanabis, në proces tharjeje. Gjatë aksionit u arrestua kryeplaku i fshatit Kaninë, Andon Todi, për veprën penale “moskallëzi­mi i krimit” dhe Gramos Islamaj, punonjës i OSHEE-së, për “shpërdorim i detyrës”.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania