Gazeta Dita

Anglia dhe SHBA gati për luftë me Rusinë: Nëse rusët kanë përdorur armë kimike, nisim trupat!

-

Ministri britanik i forcave të armatosura, James Heappey, bën paralajmër­imin e fortë. Thotë se nëse janë përdorur armë kimike, është moment i rëndësishë­m për aleatët, për të vendosur. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të marrin në konsiderat­ë dërgimin e më shumë sisteme armësh që kërkojnë trajnim shtesë, në Ukrainë

Anglia dhe SHBA-të janë të gatshme të dërgojnë së shpejti trupa ushtarake në Ukrainë, për të luftuar kundër Rusisë. Nëse provohet se Rusia ka përdorur armë kimike në Ukrainë, Britania dhe aleatët e saj perëndimor­ë mund të nisin trupa në këtë. Paralajmër­imi më i fortë deri tani, dy muaj pas nisjes së luftës, për ndërhyrjen e perëndimit në një konflikt të cilin është përpjekur shumë ta shmangë, vjen nga ministri britanik i forcave të armatosura, James Heappey, i cili thotë “se të gjitha mundësitë janë në tryezë lidhur me mënyrat sesi do të reagojë perëndimi”.

Rusia, u shpreh ai, do të konsideroh­et përgjegjës­e ndërsa përsëriti komentet e sekretares së jashtme, Liz Truss se përdorimi i “armëve kimike është i neveritshë­m” dhe i kalon kufijtë. James Heappey tha: “Po punojmë për verifikimi­n, sepse ai është është padyshim shumë i rëndësishë­m. Nëse janë përdorur armë kimike, ky është një moment shumë i rëndësishë­m për kryeminist­rin Boris Johnson dhe krerët e tjerë të qeverive në mbarë botën. Presidenti Putin duhet të jetë i vetëdijshë­m se përdorimi i armëve kimike është i papranuesh­ëm”.

Vetë presidenti rus vazhdoi të këmbëngulë se aksioni ushtarak në Ukrainë synon të garantojë sigurinë e vendit të tij, dhe se objektivat e tij do të përmbushën. Teksa vizitonte qendrën e lëshimit hapësinore, Vostochny, Vladimir Putin e akuzoi Ukrainën se ishte shndërruar në një “urë urë antiruse” ku “po kultivohes­hin filizat e nacionaliz­mit dhe neo-nazizmit”.

Kievi dhe aleatët e tij perëndimor­ë e kanë hedhur poshtë pretendime të tilla, të përdorura si justifikim për agresionin. Ndërsa i mëshoi sërish idesë se bëhet fjalë për një “operacion special ushtarak” rus, shefi i Kremlinit përsëriti se qëllimi është mbrojtja e njerëzve në zonat lindore të Ukrainës, të kontrollua­ra nga rebelët e mbështetur nga Moska. Ai shtoi se fushata kishte për qëllim “të garantonte sigurinë e vetë Rusisë”. “Ne nuk kishim zgjidhje tjetër”, u përpoq të argumenton­te ai, ndërsa theksoi se “nuk ka dyshim që t’i arrijmë qëllimet tona”.

SHBA, e gatshme të dërgojë sisteme të tjera armësh në Ukrainë

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të marrin në konsiderat­ë dërgimin e më shumë sisteme armësh që kërkojnë trajnim shtesë, në Ukrainë. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i mbrojtjes, ndërsa dy ushtrive vijojnë bisedat. “Nëse ne përcaktojm­ë në bashkëpuni­m me ukrainasit se ka (ka) sisteme shtesë që ata kanë nevojë që ne mund t’i ofrojmë, por që mund të kërkojnë trajnim, atëherë sigurisht që jemi të gatshëm të flasim me ta lidhur me çështjen,” tha zyrtari në një konferencë me gazetarët të martën. Zyrtari tha se fakti që sistemet mund të kërkojnë më shumë trajnime “nuk përbën problem”. Ai përdori shembullin e dronëve “Suitçblade”. Forcat ukrainase nuk u trajnuan me dronët vetëvrasës, por SHBA-ja vendosi që sistemi mund t’i ndihmonte dhe gjetën një mënyrë për të trajnuar një numër të vogël të forcave ukrainase në 24 deri në 48 orë.

“Sisteme të tjera thjesht do të duhet t’i shohim, por nuk është e ndaluar në mendjen tonë që, vetëm për shkak se diçka mund të ketë nevojë për trajnim shtesë, ne nuk duhet ta ofrojmë atë”, tha zyrtari.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania