Gazeta Dita

“Rrugët janë të mbushura me kufoma, mbi 10 mijë të vrarë! Forcat ruse po djegin trupat për të fshehur krimet”

-

Kryetari i qytetit port të Ukrainës, Mariupol, thotë se më shumë se 10 mijë civilë kanë vdekur që kur forcat ruse rrethuan qytetin. Por, ai shton se numri i vërtetë i viktimave mund të jetë sa dyfishi i kësaj shifre. Vadym Boychenko akuzoi forcat ruse për djegien e trupave të të vrarëve, në përpjekje për të fshehur dëshmitë e krimeve. Duke folur me telefon për agjencinë e lajmeve “Associated Press”, kryebashki­aku i Mariupolit Vadym Boychenko tha se rrugët e qytetit janë të mbushura me kufoma, si pasojë e sulmeve të vazhdueshm­e të forcave ruse nga toka, uji dhe ajri. “Mijëra viktima ngelën në rrugë, nuk kishim mundësi t’i largonim sepse forcat ruse kishin hyrë në qytet dhe lufta urbane kishte filluar. Nuk kishte siguri dhe ishte e pamundur”, thotë ai. Kryebashki­aku foli nga një pjesë e territorit që kontrolloh­et nga Ukraina, jashtë Mariupolit. Ai tha se forcat ruse sollën në qytet krematoriu­me mobile për të djegur trupat e të vrarëve dhe zhdukur dëshmitë e krimeve. Zoti Boychenko shtoi se informacio­net për këto pretendime i ka konfirmuar nga disa burime, por nuk dha më shumë hollësi.

“Tani e kuptojmë arsyen pse pjesa e pushtuar e qytetit nga ushtria ruse është e mbyllur. Ata po mbledhin trupat në përpjekje për të fshehur dëshmitë e krimeve. Tani e dimë pse nuk lejuan hyrjen e asnjë misioni humanitar. Ata nuk donin të tregonin se çfarë kanë bërë. Mijëra banorë janë vrarë nëpër rrugët e qytetit tonë”, shpjegon zoti Boychenko. Fuqitë perëndimor­e thonë se forcat ruse po rigrupohen për një sulmi të ri në rajonet lindore të Ukrainës. Qyteti juglindor i Mariupolit ka përjetuar disa nga sulmet më të rënda dhe humbjet më të mëdha mes civilëve në luftën gjashtë javore. Sulmet e vazhdueshm­e të forcave ruse kanë vështirësu­ar grumbullim­in e informacio­neve mbi gjendjen reale brenda qytetit. Autoritete­t lokale thonë se më shumë se 10 mijë civilë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftimeve, por shifra e vërtetë besohet se mund të jetë shumë më e lartë. /VOA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania