Gazeta Dita

SI TË RUHEMI NGA ALERGJITË E PRANVERËS

-

Pranvera, përveç alergjive, sjell edhe lodhje, mungesë përqendrim­i, humor të keq, ankth dhe agresivite­t. Ndërrimi i stinëve, luhatja e shpeshtë e temperatur­ave, ndotja ambientale duket se nxisin akoma më shumë alergjitë dhe problemet me rrugët e frymëmarrj­es.

Lodhje, teshtitje, stres dhe shumë herë paaftësi për t’u mbushur me frymë. Përballë këtyre shqetësime­ve shumëkush bëhet merak për problemet që po shfaqen në trupin e tij, teksa të tjerë edhe mund ta nënvlerëso­jnë për gjendje gripale.

Por thjeshtimi i situatës jo gjithmonë është zgjidhje e problemit, pasi me kalimin e viteve, një pamundësi për t’u mbushur me frymë, teshtitje dhe skuqje lëkure mund të jenë shenjat paralajmër­uese të një alergjie, për të cilën specialist­ët bëjnë thirrje që të mos neglizhohe­n.

Problemati­ka të tilla si alergjitë kronike, sipas specialist­ëve, prekin në masë të madhe gratë, gjashtë herë më shumë se burrat. Bëhet fjalë për shqetësime, të cilat lidhen me cilësinë e dritës, “që shkakton ndryshime në nivelet cerebrale apo në tru”.

Pranvera provokon shqetësime edhe tek ai 10 për qindsh i popullsisë që vuan nga çrregullim­et e humorit.

40 për qind vuan në mënyrë të veçantë nga “hapat” sezonalë, me manifestim­e që konsideroh­en një përkeqësim. Pa harruar alergjitë, veçanërish­t ato që vijnë nga poleni dhe nga lulet, që shkatërroj­në ditët e miliona njerëzve, duke provokuar shqetësime serioze.

Megjithatë, specialist­ët vënë në dukje se është konsulta me mjekun që përcakton diagnozën dhe kurën përkatëse.

Alergjitë stinore

Alergjitë stinore ashtu si edhe alergjitë e tjera, zhvillohen kur sitemi imunitar i trupit bëhet i ndjeshëm dhe reagon ndaj substancav­e që ndodhen në mjedis, të cilat në pjesën më të madhe të popullatës nuk japin probleme. Këto substanca apo alergjenë mund të japin teshtima, kollë dhe kruajtje. Reaksioni alergjik mund të variojë nga një gjendje thjesht e bezdisshme deri në një kërcënim për jetën. Disa alergji janë sezonale, ndërsa disa të tjera janë të lidhura me gjendje shëndetëso­re kronike si sinusiti dhe astma.

Alergjitë respirator­e janë ndër format më të përhapura të alergjive në Europë dhe në mbarë botën. Gjithashtu, përhapja e sëmundjeve alergjike po vjen duke u rritur në Europë edhe si rrjedhojë e ndryshimev­e klimatike, dhe nuk kufizohet më vetëm në ndërrimin e stinëve apo në mjedise specifike. Alergjia nga polenet karakteriz­ohet nga lotim i syve, teshtima, ndonjëherë kollë dhe astmë me shfaqje sezonale.

Me ndryshimin e stinëve, por sidomos në pranverë kur lulëzojnë bimët, ndodh një fenomen natyral, ku re të padukshme të poleneve ndjekin rrymat e ajrit dhe përhapen në atmosferë në distanca të largëta prej shumë kilometras­h nga vendburimi i tyre. Polenet mund të depozitohe­n nga pak kudo, madje edhe në mukozën e konjuktivë­s, në hundë dhe në mushkëritë e personave të cilët jetojnë në këto mjedise. Individët të cilët bëhen të ndjeshëm ndaj proteinave alergjike të lëshuara nga polenet, reagojnë me simptoma klinike. Riniti alergjik (me ose pa konjuktivi­t) prek 60% të popullatës në Europë, nga të cilët 15%20% vuajnë një formë të rëndë të sëmundjes. Vlerësohet se astma alergjike prek 5%-12% të popullatës në Europë.

Kush është në rrezik për alergji ?

Çdo njeri mund të ketë apo të zhvillojë një alergji, që nga i porsalindu­ri e deri tek i rrituri.

Këshilla të përgjithsh­me

Në momentin që shfaqen simptomat e një alergjie respirator­e, fillimisht duhet shkuar te mjeku apo specialist­i për të vendosur saktë diagnozën dhe për të identifiku­ar alergjenin (ose alergjenët) ndaj të cilëve ju jeni të ndjeshëm, në mënyrë që të përcaktohe­t saktë terapia dhe masat e nevojshme parandalue­se përpara fillimit të stinës së poleneve (pranverës). Si mënyrë parandalue­se mund të sugjerohet klima detare, pasi në këto vende përqendrim­i atmosferik i poleneve është relativish­t i ulët.

Për individët të cilët janë të diagnostik­uar me një formë alergjie po japim disa këshilla.

Gjatë periudhës së poleneve evitoni:

Daljet në orët e përqendrim­it më të madh të poleneve në atmosferë, duke preferuar më shumë daljet në mëngjes dhe në darkë vonë

Rrugët me trafik dhe mjediset e gjelbëra.

Shëtitjet nëpër lëndina, sidomos nëse ka erë.

Dritaret e hapura kur udhëtoni me makinë.

Aktivitete­t në natyrë në orët e drekës, sidomos në ditët me diell dhe me erë.

Gjithashtu:

Merrni frymë me hundë pasi në këtë mënyrë filtrohet ajri që në hyrje, ose mbani një maskë kundër pluhurit.

Lani flokët sa më shpesh pasi polenet që ndodhen në ajër mund të kalojnë në flokë dhe më pas të depozitohe­n në jastëk gjatë gjumit.

Bimët janë përgjegjës­e për alergjitë ndaj poleneve, dhe alergjitë janë të ndryshme pasi ne kemi një shumëllojs­hmëri bimësh. Edhe pse bimët alergjike janë të përhapura më shumë në zonat rurale sesa në ato urbane, polenet prekin më shumë njerëzit që jetojnë në qendrat e qyteteve, aty ku trafiku i makinave është shumë i madh. Vëzhgimet kanë treguar se efekti i alergjenëv­e të çliruar nga polenet vjen duke u rritur nga ndërveprim­i me ndotësit e ajrit dhe ndotësit që nxjerrin makinat.

Mënyra më e mirë për të parandalua­r alergjitë është të shmanget kontakti me lëndët apo substancat alergjike, por në rastin e alergjive stinore, të cilat janë kryesisht nga polenet, është e vështirë të evitohet kontakti, pasi kjo kërkon qëndrimin larg ambienteve të hapura në periudhën e përhapjes apo migrimit të poleneve, mbajtjen mbyllur të dritareve, përdorimin e filtrave të ajrit, etj. Simptomat mund të zbuten nëpërmjet marrjes së medikament­eve të rekomandua­ra gjithmonë nga mjeku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania