Gazeta Dita

Sot priten biletat e finales, përballje ‘zjarri’ në Shkodër

-

Kush do shkojë në finalen e Kupës së Shqipërisë, në fund të muajit maj. A do mbajë Laçi fitoren e transfertë­s ndaj durrsakëve, apo do ketë ‘remuntada’. Partizani mes ethesh drejt Shkodrës. Mehmeti: Ndeshja do të ketë brenda edhe tensionin, arena e Shkodrës një kënaqësi

Luhen sot dy gjysmëfina­let e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Partizani udhëton për në Shkodër, ku do përballet me Vllazninë. Ndeshja e parë u mbyll në barazim 0-0, në një takim me shumë polemika për shkak edhe të mënyrës së interpreti­mit të VAR-it në një rast goli të shkodranëv­e, që u anulua. Trajneri Dritan Mehmeti foli në konferencë për shtyp. Tekniku i të kuqve theksoi se skuadra është stërvitur me entuziazëm, ndërsa shtoi se është një kënaqësi të luash në arenën e shkodranëv­e.

“Skuadra është stërvitur me entuziazëm, plus edhe faktori që jemi stërvitur gjatë kësaj kohe në shtëpinë tonë, që i ka munguar prej shumë viteve. Kjo është meritë e presidenti­t Demi, sepse është një investim privat dhe kolosal që do t’i shërbejë brezave të Partizanit. Në këtë situatë ta kuptojnë të gjithë se sa të rëndësishm­e janë rezultatet pozitive në një moment historik për klubin”, tha ai.

Më tej vlerësoi cilësitë e ekpit. “Një nga faktorët kryesorë që kjo skuadër tregon personalit­et është në situatat që ekipi është në disavantaz­h ose në situata të vështira dhe di të reagojë. Ky është një faktor që skuadra me stafin ka punuar shumë për të treguar personalit­etin e duhur dhe të fokusohemi për t’u përmirësua­r dhe ta vlerësojmë klubin ku bëjmë pjesë”, tha Mehmeti. “Demat e kuq” vijnë nga disa rezultate pozitive radhazi në Superligë, ku gjithashtu do kërkojnë të kapin Europën direkt, përveç shansit me kupën.

Partizani nuk fiton në Shkodër që nga 2020. “Duke pasur parasysh të gjitha faktorët, mendoj se një stadium i tillë është një kënaqësi të luash. Mendoj që do të jetë një ndeshje që do të ketë dhe tensionin brenda, për sa i përket mënyrës se si do ta perceptojn­ë lojtarët. Mendoj se miti jashtë fushës ka rënë edhe që arena e Shkodrës do të jetë një kënaqësi. Të dyja skuadrat do të nisen të barabarta.

Do të fitojë më i miri. Kemi pësuar me Laçin, sepse ka qenë më shumë një mungesë përqendrim­i. Nga këto gabime që kemi bërë kemi nxjerrë mësime. Te goli me Teutën kemi gabuar te pjesa jonë më e fortë, në vendosje, në momentin final, ku unë nuk e kisha përgatitur ashtu dhe kemi gabuar në goditjet standarde. Jemi përmirësua­r sa kemi mundësi sepse dhe lojtarët janë të lodhur në aspektin psiko-fizik”, tha tekniku ndër të tjera.

Mehmeti preku edhe mundësinë nëse ndeshja shkon me penallti. “Nëse ndeshja shkon me penallti, Mendoj që do të jetë një histori tjetër, edhe pse kemi barazuar ndeshjen e parë. Është një stadium që të dhuron emocione të veçanta. Mendoj se edhe tifozeria jonë do të jetë në stadium. Nuk do të jemi vetëm. Do të përgatitem­i në çdo detaj. Kemi humbur penallti, por edhe lojtarë të klasit botëror kanë humbur shumë herë. Unë mendoj se penalltia është psikologji­ke dhe mendoj se këta lojtarë që i kanë humbur mund t’i realizojnë me Shkodrën nëse shkon deri aty”, tha ai, teksa përfundoi duke shtuar se trajnerët janë kalimtarë dhe klubi mbetet gjithnjë aty, por aktualisht është i përqendrua­r te puna.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania