Gazeta Dita

Shpime përballë Sarandës e Himarës, Greqia kërkon 250 miliard euro gaz

Teksa mbarë bota po vuan pasojat e krizës energjetik­e, si pasojë luftës në Ukrainë dhe mbarimit të burimeve natyrore, Greqia planifikon të gjenerojë gaz natyror në 6 zona në Kretë, në detin Jon dhe në Janinë.

-

Teksa mbarë bota po vuan pasojat e krizës energjetik­e, si pasojë luftës në Ukrainë dhe mbarimit të burimeve natyrore, Greqia planifikon të gjenerojë gaz natyror në 6 zona në Kretë, në detin Jon dhe në Janinë.

Tentativa e parë e shpimit për gaz natyror planifikoh­et të zhvillohet gjatë 2023-it, raporton i Kathimerin­i.

Ndërkohë në 2028-ën do të vlerësohet nëse gazi do të jetë i shfrytëzue­shëm, ose jo.

Efektivite­ti i projektit do të gjykohet nga gatishmëri­a e shtetit për ta mbështetur atë dhe përgjigja e kompanive koncesiona­re ndaj përshpejti­mit të programit të shpallur nga kryeminist­ri grek Kyriakos Mitsotakis .

Projekte pritet të realizohet në bashkëpuni­m me gazsjellës­in “TAP”. Vlera e mundshme e gazit potencial natyror vlerësohet të shkojë 250 miliardë euro

Në vitin 2023, sipas programit kërkimor të shpallur dje nga kryeminist­ri Kyriakos Mitsotakis, do mësohet nëse do të konfirmohe­n indikacion­et e bazuara në studimet për ekzistencë­n e rezervave potenciale të rendit 70-90 trilionë metra kub gaz natyror në zonat detare të Kretës dhe Jonit. Kjo është një sasi e aftë të plotësojë 15% -20% të nevojave vjetore të Evropës për gaz, ndërkohë që vlera potenciale e rezervave totale të gazit natyror të vendit vlerësohet në 250 miliardë euro. Viti historik i të gjithë projektit do të jetë viti 2026, kur do të shihen rezultatet e shpimeve kërkimore dhe do të vendoset nëse ia vlen kapaciteti i tyre për të vazhduar shfrytëzim­in e tyre, gjë që do ta kthejë Greqinë në një importues neto të gazit natyror.

Fokusi i programit janë zonat në veriperënd­im të Korfuzit, Jonit, Gjirit Kyparissia­kos, zonat detare në perëndim dhe jugperëndi­m të Kretës dhe zona tokësore e Janinës, ku përfshihen kompanitë shumëkombë­she ExxonMobil dhe Total dhe dy kompanitë greke ELPE

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania