Gazeta Dita

Një propozim nga unë lexuesi

- Letër e nënshkruar, Ilmi S.Qazimi

Ju lutem , mos i quani kohë të humbur minutat që do të lexoni këtë copë letër.Ju shqetëson një lexues i përditshëm i gazetës “DITA” prej vitit 2016. Banoj në Tiranë. Jam 77 vjeç, 1,67 m.i gjatë dhe me peshë 71 kg. Dhëndërr në Përmet. Me këto tregues besoj se kam të drejtën që t’ju ngjatjetoj, uroj dhe shaj. Meqë e blej për ditë gazetën tuaj, gruaja përmetare nga e ëma,më kritikon , por ajo harron se gjatë dimrit sobën me dru zjarri ne e ndezim pikërisht më pjesët e mbetura jashtë koleksioni­t të kësaj gazete. Unë kam dy të meta të mëdha: nuk di të gënjej e të vjedh. Ju jam mirënjohës për fizionomin­ë e gazetës që është shumë më afër së vërtetës shqiptare të kohës që jetojmë. Ju jam gjithashtu mirënjohës që me kini dhënë mundësinë të shpreh duf-dertet e mia,për problemet e shqetësime­t shoqërore shqiptare në shkrimet që më kini botuar në gazetën tuaj për gjashtë vjet rresht që numurohen 567 të tilla në rubrika të ndryshme kryesisht në atë që ju e kini quajtur “opinione”. Plaku e dëshiron një llaf të mirë. Unë do t’u propozoja: në fundvit, për bashkëpunt­orët tuaj të kësaj kategorie të gjeni një formë falënderim­i.

Nuk e kam fjalën për Meron, Skënderin dhe Edonën; as për Bedri Islamin-të cilin e dua dhe respektoj jashtë mase; as për alias Viktor Malaj-n shkrimet e të cilit janë vetëm të shkëlqyera; as për Fatosin, profesorin shqiptaro-amerikan që ka një bagazh të lavdëruesh­ëm nga ku ke ç’të mësosh; e ndonjë tjetër. Faqes së parë, në hapësirën bosh që keni, mund t’i shtoni edhe një kolonë me tre tituj të tjerë për ne lexuesit dhe kësisoj shtoni numurin e blerësve të gazetës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania