Gazeta Dita

“Dy shkallët e GJKKO morën vendim të drejtë për ish-ministrin Lefter Koka”

Zbardhet i arsyetuar juridikish­t dhe ligjërisht vendimi i plotë i GJL, për shkaqet përse u refuzua rekursi i biznesmeni­t ish-deputet. Ish-ministri do mbetet në qeli, akuzohet nga SPAK-u për korrupsion e shpërdorim detyre, me vlerë rreth 3,7 mln euro

-

Gjykata e Lartë zbardhi të argumentua­r juridikish­t, ligjërisht dhe logjikisht vendimin që mori Kolegjit Penal ditë më parë, për të mos pranuar rekursin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, që kërkonte lirimin nga paraburgim­i me masë të butë sigurie, që ia kanë dhënë dy shkallët e para të GJKKOsë prej muajit dhjetor të vitit të kaluar. Në arsyetim, institucio­ni i shkallës së tretë shprehet se biznesmeni ish-deputet ka marrë njëherë përgjigje nga Gjykata e Apelit, e cila e la në burg, dhe rrjedhimis­ht sipas tyre, ajo “nuk mund të rishikojë një kërkesë për të cilën i akuzuari ka marrë njëherë përgjigje nga një Gjykatë Apeli”.

“Kolegji vlerëson se kërkuesi ka paraqitur si shkaqe rekursi të njëjtat pretendime si në ankimin e paraqitur përpara Gjykatës së Posaçme të Apelit, pretendime për të cilat ai ka marrë përgjigje të arsyetuar nga gjykata. Është momenti për tu vënë në pah se, Gjykata e Lartë është vetëm një gjykatë ligji, e cila shqyrton pretendime­t e palëve për zbatim të gabuar të ligjit material apo proceduria­l, ose kur vendimi i ankimuar vjen në kundërshti­m me praktikën e Kolegjit Penal ose të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Pra, kjo gjykatë nuk është një gjykatë fakti dhe pretendime­t për vlerësim të gabuar të provave janë një çështje që del jashtë juridiksio­nit ekskluzivi­sht ligjor të Gjykatës së Lartë”,

VENDIMI I KOLEGJIT PËR KOKËN:

1- Në lidhje me pretendime­t për provueshmë­rinë e akuzës ndaj kërkuesit, Kolegji vlerëson se këto çështje nuk i përkasin kësaj faze procedural­e. Në fazën e hetimeve paraprake në të cilën ndodhet çështja, gjykata e hetimeve paraprake ka arsyetuar në lidhje me masën e sigurimit të caktuar ndaj personit nën hetim. Pretendime­t e tjera që i përkasin themelit të çështjes do të gjykohen në një fazë të mëvonshme, gjatë shqyrtimit të çështjes në themel (nëse çështja penale do të avancojë deri në atë fazë).

2- Në lidhje me pretendime­t për kushtet shëndetëso­re të rënduara të kërkuesit, që nuk përligjin vijueshmër­inë e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, Kolegji

3vlerëson se këto pretendime janë shqyrtuar një herë dhe kanë marrë përgjigje të arsyetuar nga gjykata e apelit. Gjatë shqyrtimit të rekursit në dhomën e këshillimi­t nuk konstatohe­t se ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural në vendimmarr­jen e kësaj gjykate, vendimi i së cilës është rekursuar në Gjykatën e Lartë.

Sa më sipër, Kolegji arrin në përfundimi­n se, rekursi i paraqitur nga kërkuesi Lefter Koka kundër vendimit nr. 01, datë 02.01.2022 të Gjykatës së Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar nuk përmban asnjërin prej shkaqeve të parashikua­ra në nenin 433 të Kodit të Procedurës Penale, prandaj si i tillë ai nuk duhet të pranohet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania