Gazeta Dita

U dogj për së gjalli brenda makinës pas aksidentit me shokët, trotuari mbushet me lule dhe qirinj për Fabion

-

Zbulohen rrethana dhe faktorë të tjerë nga krimi në familje që tronditi Roskovecin mëngjesin e së martës, ku vjehrri masakroi me thikë për vdekje nusen e re të djalit që nuk e donte dhe më pas vari veten në pemën pas shtëpisë, në fshatin Vidhishtë. Teksa dje të afërm e familjarë i dhanë lamtumirën e fundit viktimës Merushe Hazizi, nënë e tre fëmijëve nga martesa e parë, ka munguar në ceremoni bashkëjetu­esi i saj aktual, djali i autorit të krimit, Fatjon Hoxha. Familjarët thanë se gjendja emocionale dhe psikologji­ke e të riut ka qenë e rënduar, për shkak të krimit që bëri babai dhe për faktin se nuk arriti dot ta shmangte, edhe pse kishte pasur kërcënime të përsëritur­a nga Xhevahir Hoxha. Në rrëfimet që kanë dhënë në polici familjarët e tjerë, vetë Fatjoni, nëna dhe motra e tij, mësohet se 61-vjeçari nuk kishte kërcënuar vetëm të birin dhe nusen, por edhe vajzën e tij vite më parë, kur kishte pasur lidhje me një djalë, që autori nuk e dëshironte. Me konceptin partriarka­l dhe konservato­r, Xhevahiri kërkonte vazhdimish­t t’u imponohej fëmijëve për zgjedhjet dhe jetën që bënin, duke tejkaluar edhe masën morale apo të sjelljes. Vetë vajza e ka rrëfyer këtë detaj për policët, duke nxjerrë në pah natyrën agresive të 61-vjeçarit. Xhevahiri e kishte kanosur disa herë 30-vjeçaren me jetë, me pretendimi­n se i kishte prishur martesën e parë të birit, që u nda nga gruaja me të cilën kishte një vajzë dhe bashkëjeto­i me viktimën. Sjellja e saj, veshja, komunikimi me vjehrrit, madje edhe thonjtë e gjatë, ishin shkaqe provokuese për 61-vjeçarin, që kishte kërkuar nga i biri të rilidhej me gruan e parë dhe të dëbonte Merushen. Kjo e fundit qëndronte prej ditësh në dhomën e saj nga frika.

Vajza e autorit të krimit të rëndë, Xhevahir Hoxha, është shprehur gjithashtu se i vëllai është në gjendje të rënduar psikologji­ke. Ajo ka deklaruar në emisionin “Me zemër të hapur”, se baba dhe bir kishin konflikte për shkak se 61-vjeçari nuk e pranonte Merushe Hazizin si nuse të djalit.

Mes lotësh, tregoi se i vëllai, Fatjon Hoxha “vetëm qan” dhe nuk shkoi në varrimin “e vajzës që e donte aq shumë, për shkak se nuk e lejuan”. “Jo, babai jetonte në shtëpi e vogël, ndërsa vëllai te shtëpia e madhe. Nuk donin që të bashkëjeto­nin bashkë dhe u detyrua. Me të dëgjuar njerëzit, ka dëgjuar që është kështu ashtu dhe e ktheu në tragjedi. Me shumë mundësi nuk janë takuar. Nuk takoheshin sepse nuk e donin atë lidhje. Fatjoni kishte edhe varrimin këndej. Ajo që ndodhi, ndodhi. Fatjoni donte të shkonte në varrim, nuk e lanë. Fatjoni vetëm qan, nuk e qasi në shtëpi sepse i mori jetën e gruas. Edhe mami nuk është mirë, është me njerëz lart”, tha ajo. Sipas dëshmive, Xhevahiri të martën i kishte kërkuar Merushes të largohej. E reja i ka thënë vjehrrit se ajo nuk dilte nga shtëpia pa ardhur burri i saj, duke i qartësuar se ajo ishte martuar me djalin e Xhevahirit, Fatjonin dhe se vjehrri nuk duhej të ndërhynte në punët e të rinjve. Debati ka pasur tone të forta, sa u dëgjua edhe nga fqinjët. Pas nisjes së bashkëjete­sës së Fatjonit me Merushen tre vite më parë, Xhevahiri i kishte përzënë, duke u thënë se po qëndruan aty, do ta detyronin ta vriste Merushen, të cilën e akuzonte se i prishi familjen e djalit. Pas qëndrimit në Vlorë me qira, çifti ishte kthyer në fshat dhe kjo ka xhindosur më shumë 61-vjeçarin. Djali i 61-vjeçarit, Fatjoni, nuk ishte në banesë në momentin e ngjarjes së rëndë. Ai po punonte tokën me zetor dhe e ka marrë vesh shumë vonë ngjarjen.

Me lule, qirinj dhe përkujtimo­re, është mbuluar trotuari ku u dogj për së gjalli Fabio, 17-vjeçari shqiptar, tre ditë më parë në ishullin grek Kefalonia. Shokë, të afërm dhe familjarë, janë mbledhur mëngjesin e djeshëm në vendin ku makina me të cilën po udhëtonte i riu, së bashku me moshatarët e tij, u përfshi nga flakët në mënyrë të papritur. Ndërkohë ditën e djeshme drejtuesi i makinës, një 18-vjeçar grek, i cili sapo e kishte marrë patentën, doli para gjykatës për t’u përballur me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Ngjarja tragjike u regjistrua teksa viktima po udhëtonte në një makinë me tre bashkëmosh­atarë të tij. Automjeti të cilin po e drejtonte njëri prej tyre doli nga rruga dhe mori flakë, për shkaqe ende të panjohura.

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombët­ar janë arrestuar dje nga Policia në Rinas dhe në Pikën Kufitare të Muriqanit në Shkodër. Interpol Tirana dhe Interpol Roma, kishin të skeduar dosjen me kartelë të kuqe për A. P., 31 vjeç, banues në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim ndërkombët­ar. Kjo pasi Gjykata e L’Aquila, Itali, më datë 15 tetor 2021, ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, për veprat penale “organizata kriminale“dhe “trafikimi i lëndëve narkotike”. Në bashkëpuni­m me Interpol Roma, vijojnë procedurat për ekstradimi­n e tij drejt Italisë. Ndërsa në Muriqan, nga shkëmbimi i informacio­nit mes Interpol Tirana dhe Interpol Budapest, u kap Naser Biseviç, 61 vjeç, banues në Ulqin. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar, pasi Gjykata e Kecskemét, Hungari, më datë 20 qershor 2019, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”. Në bashkëpuni­m me Interpol Budapest, vijojnë procedurat për ekstradimi­n e tij drejt Hungarisë. Gjithashtu, në këtë pikë kufitare, është arrestuar në flagrancë për veprat penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e” dhe “mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi D. K., 19 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur një sasi hashashi, një grirëse dhe një armë e ftohtë (thikë), që u sekuestrua­n si prova materiale. Kurse në Portin e Durrësit është goditur një rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Kufitare. D. S., 48 vjeç, u ka ofruar efektivëve kufitarë një shumë parash, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme. Po aty është kapur në dalje, me një sasi lënde narkotike, shtetasja italiane G. C., 24 vjeçe, e cila në përfundim të veprimeve hetimore është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania