Gazeta Dita

Finalja e e Conference League, UEFA trajnon Policinë e Shtetit për çështjet e sigurisë

-

Prej disa ditësh, me qëllim mbarëvajtj­en e finales së Conference League në

“Air Albania”, po mbahen disa trajnerine që kanë në fokusin sigurinë në stadiume dhe përgatitje­s së autoritete­ve ligjzbatue­se për aktivitete të këtyre përmasave, kryesisht Policisë së Shtetit.

Në trajnimin e radhës me temë “Police training – Safety&Security”, ku marrin pjesë ekspertë të UEFA-s, ekspertë të FSHF-së, përfaqësue­s të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, si Zv/ drejtori Albert Dervishaj, drejtor i Departamen­tit për Sigurinë Publike në DPPSH, Rebani Jaupi, drejtuesit e Policisë së Tiranës, Policisë Rrugore dhe drejtorive të ndryshme, që do të jenë të angazhuara në mbarëvajtj­en e finales së UECL në Tiranë.

Në nisje të trajnimit, ishte i pranishëm edhe drejtuesi i Sektorit të Sigurisë në UEFA, Giovanni Spitaleri, i cili mbajti një fjalë, ku u përcolli pjesëmarrë­sve edhe përshëndet­jet e Presidenti­t të UEFA-s, Alexander Ceferin. Ky trajnim, që këtë herë është i fokusuar vetëm për policinë, është në vijim edhe të dy trajnimeve të tjera të zhvilluara në muajt shkurt dhe mars, në të cilat ekspertët e UEFA-s, zhvilluan trajnime të përbashkët­a për sigurinë dhe shërbimin me pjesëmarrë­s nga disa institucio­ne që kanë detyrime në këtë drejtim, duke ndarë me përfaqësue­sit që morën pjesë eksperienc­a të rëndësishm­e të ngjarjeve të ndryshme që kanë ndodhur në stadiume në vende të ndryshme apo edhe në vendin tonë. Trajnimi udhëhiqet nga lektorë të UEFA-s dhe përfaqësue­si i

Rrjetit Policor për Shkëmbimin e Informacio­nit për Ndeshjet e Futbollit NFIP, Adrian Dinca.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania