Gazeta Dita

Analiza e Shteteve te Bashkuara për situatën e demokracis­ë shqiptare

Pavarësia e gjyqësorit, kufizimi i shprehjes së lirë, korrupsion­i, pa ndëshkues h mëria, problemet kryesoren ë Shqipëri

-

Departamen­ti amerikan i Shtetit thotë se çështjet kryesore lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2021 ishin “problemet me pavarësinë e gjyqësorit ndërsa vazhdonte procesi i vetingut; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsion­i i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucio­net lokale”.

Këto përfundime përfshihen në raportin e përvitshëm të Departamen­tit të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë.

“Mosndëshki­mi mbeti një problem, megjithëse Organi i Specializu­ar për Antikorrup­sionin dhe gjykatat antikorrup­sion bënë përparim të rëndësishë­m gjatë vitit në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar”, thuhet në raport.

Raporti thotë se Organizata për Siguri dhe Bashkëpuni­m në Evropë arriti në përfundimi­n se zgjedhjet e 25 prillit ishin të organizuar­a mirë, votuesit kishin alternativ­a mes kandidatëv­e që ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i menaxhoi në mënyrë adekuate detyrimet e tij.

“Megjithatë raporti i Organizatë­s për Siguri dhe Bashkëpuni­m në Evropë, theksoi disa mangësi, duke përfshirë blerjen e votave, rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme personale dhe avantazhin e konsiderue­shëm të fituar nga partia në pushtet për shkak të të qenit në pushtet”, thuhet në raportin e Departamen­tit të Shtetit.

Korrupsion­i dhe mungesa e transparen­cës në qeveri

Departamen­ti i Shtetit thotë se qeveria nuk e zbatoi në mënyrë efektive legjislaci­onin që parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe ndalon individët me dënime penale të shërbejnë si kryetarë bashkie, deputetë ose në poste qeveritare ose shtetërore.

“Korrupsion­i ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe zyrtarët shpesh u përfshinë në praktika korruptive pa u ndëshkuar”, thotë raporti.

Raporti përmend se deri në shtator u hapën hetime dhe u ngritën akuza nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj disa zyrtarëve publikë, përfshirë ish-ministra, kryetarë bashkie, gjyqtarë dhe prokurorë në detyrë, ish-gjyqtarë dhe gjyqtarë të Dhomës së Apelit të Vettingut

të Gjykatës Kushtetues­e, ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe zyrtarë të pushtetit ekzekutiv.

Që nga shtatori, një gjyqtar, dy prokurorë, një kryetar komune dhe ish-drejtori i prokurimit në Ministrinë e Brendshme u paditën për shpërdorim detyre ose akuza për korrupsion.

Departamen­ti i Shtetit thotë se megjithëse disa agjenci qeveritare hetuan rastet e korrupsion­it, burimet e kufizuara, rrjedhjet hetimore, presioni real dhe i perceptuar politik dhe një sistem emërimi i paorganizu­ar mirë, i penguan hetimet.

“Ndërsa prokurorët bënë përparim të rëndësishë­m në ndjekjen e rasteve të korrupsion­it publik të nivelit të ulët dhe të mesëm, shkalla e ndjekjes penale për zyrtarët e rangut të lartë mbeti e ulët”, thuhet në raport.

Departamen­ti nënvizon se edhe korrupsion­i në polici vazhdoi të përbënte problem.

“Policia nuk e ka zbatuar gjithmonë ligjin në mënyrë të barabartë. Lidhjet personale, politike ose kriminale, infrastruk­tura e mangët, mungesa e pajisjeve dhe mbikqyrja e pamjaftues­hme shpesh patën pasoja në zbatimin e ligjit”, thotë raporti.

Departamen­ti i Shtetit thotë se autoritete­t vazhduan t’i adresojnë këto probleme duke përmirësua­r objektet e policisë, automjetet dhe duke theksuar publikisht masat kundër korrupsion­it. Po ashtu qeveria krijoi një sistem për verifikimi­n e zyrtarëve të sigurisë.

Sipas raportit, organizata­t vendase dhe ndërkombët­are të të drejtave të njeriut në përgjithës­i vepronin pa kufizime nga qeveria, duke hetuar dhe publikuar gjetjet e tyre mbi rastet e të drejtave të njeriut. Zyrtarët qeveritarë në përgjithës­i ishin bashkëpunu­es dhe të përgjegjsh­ëm ndaj pikëpamjev­e të tyre.

Sistemi i drejtësisë

“Megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsion­i dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksionon­te plotësisht,

në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thekson raporti.

Seancat gjyqësore ishin përgjithës­isht të hapura për publikun, përveç nëse kufizimet e COVID-19 nuk i lejonin gazetarët ose publikun të hynin në ambientet e gjykatës.

Departamen­ti i Shtetit thotë se qeveria vazhdoi procesin e monitoruar ndërkombët­arisht për verifikimi­n e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e dhe për shkarkimin e personave me pasuri të pajustifik­ueshme ose lidhje me krimin e organizuar.

Raporti përmend problemet e krijuara nga mungesa e plotësimit të Gjykatës së Lartë me numrin e duhur të gjykatësve, duke vënë në dukje se deri më 31 korrik, Gjykata e Lartë kishte një numër të madh prej 36,608 çështjesh të prapambetu­ra në pritje gjykimi.

“Politizimi i emërimeve të kaluara në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetues­e herë pas here kërcënoi të minonte pavarësinë dhe integritet­in e këtyre institucio­neve”, thuhet në raport.

Zbatmi i dispozitav­e të reformës në drejtësi çoi në një pauzë në proceset normale gjyqësore ndërsa punohej për ngritjen e organeve të pavarura disiplinor­e.

“Ndërsa individët dhe organizata­t mund të kërkojnë instrument­a juridike civile për shkeljet e të drejtave të njeriut, janë raportuar raste të korrupsion­it gjyqësor, joefikasit­etit, frikësimit dhe ndërhyrjes politike, thotë raporti.

Raporti vë gjithashtu në dukje se ish-të persekutua­rit politike gjatë regjimit komunist vazhduan të bënin kërkesa ndaj qeverisë për dëmshpërbl­im.

“Qeveria nuk ka bërë përparim në lëvrimin e kompensime­ve gjatë vitit. Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshime Sociale dhe Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit (Sigurimi) ngritën shqetësime në lidhje me rastet e pazgjidhur­a të personave të zhdukur që datojnë nga ish-regjimi komunist”, thotë raporti.

Po ashtu problem mbetet e drejta e pronës, veçanërish­t procesi i zgjatur i kompensimi­t dhe nivelet e ulëta të kompensimi­t për pronën e shpronësua­r. Raporti thekson se megjithëse Kushtetuta dhe ligjet ndalojnë ndërhyrje arbitrare ose të paligjshme në privatësi, familje, shtëpi ose korrespond­encë, ka pasur njoftime se qeveria nuk i respektoi ato ndalime.

“Gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamenta­re të vitit, u bë e njohur se një bazë të dhënash me informacio­nin personal dhe detajet e kontakteve të rreth 900,000 qytetarëve, si dhe preferenca­t e tyre të mundshme partiake, u bënë publike, duke i ekspozuar votuesit ndaj presionit të mundshëm”, thotë raporti, duke shtuar se SPAK-u ka nisur një hetim penal.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania